Palestine

Një letër nga Gaza: Unë jam tri luftëra dhe dy intifada e vjetër

E tëra filloi kur ai e pyeti sa vjeç jam. Unë e di se kjo është një pyetje normale dhe dikush mund të thotë moshën e tij ose të saj të lehtë, por ajo ishte e vështirë për mua. Unë ngrira për një kohë dhe  ende mendoj për këtë pyetje. Pyeta veten: Me të vërtetë se sa e vjetër jam unë? Sa vjet kam qenë në këtë planet dhe sa ditë kam jetuar? Unë nuk mund të përgjigjem kësaj pyetjeje që më bezdisë. Ajo më mori mua një kohë, dhe më bëri të ndjehem e mpirë. Unë i thashë atij njeriu të panjohur. Unë jam tri luftëra dhe dy intifada e vjetër, zotëri.

Kam lindur në vitin 2000, viti që shpërtheu Intifada e Dytë Palestineze. Ka pasur shumë dëshmorë. Kështu që shumë njerëz vdiqën. Ne nuk jemi numra. Nëse ju më pyesni mua zotëri, unë do të ju them emrat e tyre dhe kur ata vdiqën, për shkak se edhe një herë ne nuk jemi numra.

Papritmas, lotët e mi rrjedhnin në drejtimin poshtë faqeve të mia, m'u kujtua gjithçka. Më kujtua kur isha fëmi në vitin 2008, duke bërë provimin tim përfundimtar në shkollën time ndjehesha e lumtur që unë do të fillojë pushimet e mia së shpejti.

Megjithatë, letra ime dhe lapsi im ra në tokë pas një shpërthimi. Çdo gjë  humbi  dhe unë nuk mund të shoh asgjë përveç rrënojave dhe pluhurit. Kur kam mbërri  në shtëpinë time, nëna ime më tha se mua se koha është për të fjetur. Ajo nuk donte që unë të shoh këtë botë të trishtuar. Ajo kishte dëshirë që unë vetëm të ëndërroja. Pastaj u zgjova duke kujtuar atë që ka ndodhur.

Kujtimet tragjike të asaj dite janë ende të qartë në kokën time: familja ime ishte duke ecur në rrugë, duke ikur prej vdekjes që binte si shi mbi ne në formën e raketave.

Njerëzit po vdisnin  para syve të mi, fëmijët janë duke qarë dhe gjaku është nëpër tokë. Kjo ishte dita më e vështirë në jetën time. Unë filloi të qajë me zë të lartë dhe nuk mund t’i ndalojë lotët të cilët rrjedhnim nëpër fytyrën. Dhe unë i thashë ati njeriut përsëri:

Unë jam tri luftëra dhe dy Intifada e vjetër, zotëri.

 

Shënim:

 - Yara Eid është një nxënëse e shkollës së mesme në kampin e refugjatëve Alburaixh në Gaza. Letra e saj është publikuar në faqen e internetit të Kronikes Palestineze. 

Burimi: The Palestinian Information Center