Fe

Falja e namazit të xhumasë dhe hytbeja në Teheran

Udhëheqësi i namazit të xhumasë në Teheran, Huxhxhat ul-Islam Kazim Sedighi, ka theksuar se prania masive dhe entuziaste e popullit të Iranit në mitingje dhe marshime më 11 shkurt, që shënuan 35-vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, tregoi se populli i Iranit është  këmbëngulës në mbrojtjen e parimeve të Revolucionit Islamik.


   Sipas agjencisë të Shërbimit Botërorë IRIB, duke iu drejtuar një mase të madhe të xhematit, gjatë faljes së namazit të Xhumasë, në hytbe, përveç tjerash, Huxhat ul-Islam Kazim Sedighi e falënderojë popullin,  besimtarët e besimtaret, në Teheran, për pjesëmarrjen e tyre masive në tubimet 11 shkurtit, gjë e cila do të shkurajojë  armiqtë. Ai, gjithashtu, tha: Populli i Iranit i tregoi botës se ata do të festojnë vazhdimësinë dhe jetëgjatësinë e Revolucionit Islamik .


     Imami i namazit të xhumasë në Teheran theksoi se themeluesi i Republikës Islamike, i ndjeri Imam Khomeini ( shpirti i tij pushoftë në  paqe ) ka themeluar një sistem të demokracisë fetare, në bazë të Islamit , dhe i dha përgjegjësinë për drejtimin e këtij sistemi popullit.


    Në komentet e mëtejshme, Huxhxhat ul-Islam Kazim Sedighi, ju  referuar një numri të revolucioneve në të kaluarën, duke përfshirë edhe Revolucionin Francez të vitit 1789 dhe Revolucionin Rus të vitit 1917, duke shtuar se revolucionet të cilat kanë ndodhur në Perëndim gradualisht janë zbehur dhe zëri i revolucionarëve dhe idealet e atyre revolucioneve dolën shumë ndryshe në fund. Huxhxhat ul-Islam Kazim  Sedighi bëri një krahasim dhe tha: Por krahasoni se, Revolucioni Islamik i Iranit, 35 vjet pas Revolucionit Islamik, populli i Iranit ka  shfaqur fuqinë e tij, forcën, pushtetin, solidaritetin dhe unitetin përpara gjithë botës, më 11 shkurt 2014.


     Në komentet e mëtejshme, Huxhxhat ul-Islam Kazim Sedighi tha se disa kanë pretenduar se përparim nuk do të ketë me pavarësi, por progresi befasues i popullit të pavarur të Iranit në fusha të tilla si teknologjia paqësore civile bërthamore, teknologjia në fusha të tjera kanë provuar ndryshe dhe i ka treguar botës se qëndresa është çelësi i fitores dhe suksesit. Huxhxhat ul-Islam Kazim Sedighi, për më tepër, tha: Duke u mbështetur tek të huajt, ne nuk do të zgjidhim asnjë nga problemet tona.