Nehxhul Balaga do të publikohet në gjuhën ulufe
Qendra Kulturore Iraniane në Senegal ka në plan të botojë përkthimin e librit të Imam Aliut (a.s.) Nehxh ul Balaga në gjuhën ulufe.
Sipas Dakar.icro, kjo u njoftua nga Shejhkhana Louh, këshilltar kur'anor i halifit të rendit sufi Muridijja dhe përkthyes i Kur'anit në ulufishte, i cili kishte një takim me Sejjid Hassan Esmati, atasheu kulturor Iranian në Senegal në fillim të këtij muaji.
Ai paraqiti një pjesë të përkthimit para zyrtarit iranian dhe tha se është nder për të që të përkthejnë përmbledhjen vlefshme të thënieve të Imam Aliut në mënyrë të plotë.
Përkthyesi citoi gjithashtu një hadith të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (.a.s) në lidhje me Imamit Aliun (a.s.) i cili thotë:
Unë jam qyteti i dijes dhe Aliu është porta e tij.
Shejhkhana Louh është mysafir nderi i Garave të 33-ta Ndërkombëtare Kur'anore në Teheran, Iran, që cilat janë duke u zhvilluar që nga 11 maji, 2016.
Libia ka botuar përkthimin e Kur'anit nga dijetarit në gjuhën ulufe dhe kopjet janë në dispozicion në xhami të ndryshme në Senegal.
Gjuha ulufe është një gjuhë e degës Senego-gambiane nga familja e gjuhëve Nigeriane-Kongojane me rreth shtatë milion folës në Senegal, Francë, Gambi, Guinea, Guinea-Bissau, Mali dhe Mauritani.
Burimi: IQNA News