Bosna Hersek

Përvjetori i 21-të i gjenocidit në Srebrenicë

Përvjetori i 21-të i krimit  më të madh kolektiv në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore është shënuar me pjesëmarrjen e disa dhjetëra mijërave në Potoçari afër Srebrenicës. Në këtë përvjetor janë varrosur mbetjet mortore të 127 viktimave të identifikuar gjatë vitit. Populli i Bosnjës e Hercegovinës dhe personalitetet botërore çdo vit me 11 korrik tradicionalisht grumbullohen në Srebrenicë që të shënojnë përkujtimin për 8372 viktima të gjenocidit të kryer. Tragjedia në Srebrenicë ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnjë gjatë kohës në të cilin 20 mijë refugjat kanë ikur në Srebrenicë nga forcat ushtarake serbe. Forcat serbe pas disa ditësh rrethimi të Srebrenicës kanë hyrë në qytet, me ç’rast kanë vrarë 8372 meshkuj boshnjak. Ky masakër kolektiv i cili pas Luftës së Dytë Botërore, ishte ngjarje më e tmerrshme që ka ndodh në Evropë, pasi që Srebrenica nga viti 1993 nga ana e Kombeve të Bashkuara është shpall zonë e sigurtë gjersa ishin prezente forcat paqësore ndërkombëtare në këtë qytet të mbrojtur. Gjer tani janë varrosur rreth 7 mijë mbetjet mortore të identifikuara, gjersa për të tjerët akoma vazhdon hulumtimi. Radovan Karaxhiqi ish lider i serbëve të Bosnjës, në mars për shkak të rolit të tij në tragjedinë e Srebrenicës është dënuar me 40 vite burgim nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykimi i Ratko Mlladiqit, komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, nën komandën e të cilës kanë hyrë forcat serbe në Srebrenicë dhe kanë kryer krime kundër boshnjakëve, akoma po vazhdon. Tragjedia në Srebrenicë në të vërtetë ishte kulminacioni i luftës dhe dhunës në mes viteve 1992-1995 i cili i ka goditur boshnjakët mysliman. Bosnja e Hercegovina  në të cilin shumicën e popullsisë e përbënin myslimanët, u bë e pavarur në vitin 1992 sikur republikat tjera të ish Jugosllavisë.

Edhe pse më shumë se 60 vende, në mesin e të cilave shumë vende evropiane kanë pranuar pavarësinë e BeH-së, serbët boshnjak me mbështetjen direkte të Serbisë dhe me injorimin e vendeve evropiane kanë filluar luftën e përgjakshme kundër myslimanëve të Bosnjës. Vlerësohet se gjatë asaj periudhe janë vrarë 100 mijë boshnjak dhe gjysma e popullsisë së Bosnjës ishin detyruar të lëshojnë vatrat e veta. Në fund ky krim në Srebrenicë u shendërrua në kulminacionin e dhunës dhe egërsisë të cilët janë kryer mbi myslimanët, në zemër të Evropës bashkëkohore.

21 vite pas tragjedisë dhe gjersa akoma nuk janë identifikuar trupat e të gjitha viktimave të Srebrenicës, ekzistojnë dimensionet e shumta të paidentifikuar të tragjedisë, dhe pikëllimi i kësaj lufte akoma hedh hije mbi popullin e Bosnjës e Hercegovinës.