Ajetullah Makarem Shirazi: Arabia Saudite po i politizon ritualet e Haxhit
Duke folur në një tubim lokal, Ajetullah Makarem Shirazi
tha se sauditët janë duke u përpjekur për hakmarrje për humbjen e tyre në Jemen, Siri dhe Irak.
Ai shtoi se Teherani vendosi të anulojë këtë vit shkuarjen në Haxh, sepse Sauditët kërkojnë për t’i fyer, poshtëruar iranianët.
Autoriteti i lartë fetar theksoi se Xhamitë e Shenjta duhet të menaxhohet nga një numër i Ulemave të Mençur nga vendet Islamike.
Më 29 maj, 2016, Ministri i Kulturës dhe Udhëzimeve Islame, Ali Xhenneti tha se iranianët nuk mund të bëjnë haxhin e tyre këtë vit për shkak të pengesave të bëra nga zyrtarët e Arabisë Saudite.
Ali Xhenneti përsëriti se vendimi është bërë pas ardhjen nga Rjiadi me delegacionin iranian i cili udhëtoi për në Arabinë Saudite për të negociuar në lidhje me Haxhin e këtij viti.
Ministrit i vjen keq që haxhinjt iranianë nuk mund të shkojnë këtë vit në Haxh.
Më shumë se 460 iranianë ishin në mesin e mijëra haxhinjve që vdiqën më 24 shtator 2015, në një ikje në rrëmujë në Mina, në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës.
Incidenti shënoi tragjedinë më të rëndë ndonjëherë gjatë haxhit.