İran

Hussein Amir Abdullahian: Arabia Saudite kërkon ndihmë nga Irani për t'i dhënë fund luftës në Jemen

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për Çështje Arabo-Afrikane,  Hussein Amir Abdullahian
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për Çështje Arabo-Afrikane, Hussein Amir Abdullahian

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për Çështje Arabo-Afrikane, Hussein Amir Abdullahian tha se Arabia Saudite ka kërkuar ndihmë nga Irani për të gjetur zgjidhje për krizën në Jemen.

Në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Maghreb Arab Press të Marokut (MAP), Halil Al-Hashem Al-Idrisi, Hussein Amir Abdullahian tha se Irani mbështet zgjidhjen e krizës në Jemen dhe ka pranuar kërkesën e Arabisë Saudite për ndihmë  nga Irani në këtë drejtim, njoftoi Agjencia e Lajmeve IRNA.

Ndërkohë, një lajm i cituar nga Sputnik thotë se Abdullahian ka thënë se Arabia Saudite kishte dërguar një të dërguar për Arabinë Saudite në një përpjekje për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund luftës  në Jemen.  

Duke komentuar mbi marrëdhëniet Iran-ArabiaSaudite,  zyrtari bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë në mes Teheranit dhe Rijadit, duke shtuar se dialogu në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite është i dobishëm për të dyja vendet, për rajonit dhe Botën Islame,  njoftoi Agjencia e Lajmeve IRNA.

Ai tha se dialogu do të ndihmojë për të hequr keqkuptimet të caktuara në mes të dy shteteve.

Duke vënë në dukje se Arabia Saudite po vuan nga keqkuptimet, ai tha se Rijadi ka idenë mashtruese se Irani është përfshirë në bisedime të fshehta me çështjet rajonale amerikane, ndërsa e vërteta është se Irani ka biseduar me amerikanët vetëm për çështje bërthamore.
Zyrtari shprehu shpresën se lidhjet me Arabinë Saudite do të rifillojnë në kushtet e saj normale.

Nga ana tjetër, Abdullahian tha se vendi i tij mirëpret zgjidhje politike ndaj krizave rajonale, duke theksuar se këto zgjidhje duhet të zgjidhen nga njerëzit e rajonit.

Zyrtari iranian tha se Irani nuk e miratojë luftën e porositur në Siri, duke treguar kufirin prej 1600 kilometrash të gjatë të cilin Irani e ka të përbashkët me Irakun dhe tha se çfarë ndodh në Siri ndikon edhe në sigurinë e Irakut.

Për fat të keq disa administrate  të sigurisë rajonale dhe të jashtme kanë  manipuluar me terroristët për qëllime politike dhe për të provokuar trazira në Siri, vuri në dukle  Hussein Amir-Abdullahian.

Diplomati iranian ndërkohë, theksoi se Irani ka dërguar këshilltarë të tij ushtarak  në Siri me kërkesë të Damaskut për të luftuar terrorizmin,  për të mbrojtur sigurinë e Sirisë kundër kërcënimit të terroristëve dhe rrezikut të regjimit sionist.

Hussein Amir-Abdullahian ka theksuar se propozimi i Iranit për zgjidhjen e krizës në Siri është i bazuar në respektimin e armëpushimit, formimin e qeverisë kombëtare të tranzicionit, hartimin e një kushtetute të re nga vetë  sirianët  dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe  zgjedhjet presidenciale..

Ai tha se sirianët vetë duhet të vendosin në lidhje me të ardhmen e kryetarit  Bashar al-Assad në mënyrë demokratike.

Në anën tjetër, zëvendës ministri i jashtëm  shpreh kënaqësinë e tij në lidhje me qëndrimin e moderuar të Marokut ndaj zhvillimeve rajonale.

Burimi: AFP