Prof. Dr. Fikret Bashkaya: Thënja se islamikët politikë të Turqisë janë kundër Izraelit është e pavërtetë
Duke u pikënisur nga marrëveshja Turqi-Izrael kemizhvilluar një bisedë me profesorin e shkencave politike Prof. Dr. Fikret Bashkaya rreth Islamit politik dhe marrëdhënies së tij me imperializmin dhe Izraelin. Bashkaja është shprehur se “dhe kundërshtimi i AKP-së, e cila është partia në versionin turk të Vëllazërisë Muslimane kundër Izraelit është thjesht një retorikë. A mund të mbrohet çështja e popullit palestinez pa i dalë kundër në mënyrë radikale pushtimit dhe kolonizimit të Palestinës? A mund të pozicionohesh vërtet në këtë mënyrë?
Si e komentoni marrëveshjen e realizuar me Izraelin?
Shteti sionist Izraelit është krijuar në vitin 1948 dhe që prej atij viti Turqia ka mbajtur gjithmonë anën e këtij shteti sionist. Gjithmonë e ka konfirmuar pushtimin dhe kolonizimin e palestinës. Në të vërtetë, “miqësia” mes Izraelit dhe Turqisë përkthehet në miqësi mes ShBA-së dhe Turqisë. Në fund të fundit, regjimi sionist i Izraelit është mishërimi i sjelljes së imperializmit në rajon... Izraeli nuk është një shtet i mirëfilltë i këtij rajoni. Pikërisht për këtë arsye, siguria e Izraelit do të thotë të mbahen të sigurta përfitimiet e këtushme të imperializmit. Përse të krijohet në krye të vendit një shtet si Izraeli?
Qëllimi i krijimit të këtij shteti është që; të pengojë popujt e këtij rajoni që t’ia dalin të qëndrojnë në këmbë vetë; kështu rajoni të mbahet vazhdimisht në konflikte dhe kaos të vazhdueshëm; ta mbajnë këtë rajon me rëndësi të madhe gjeopolitike nën kontroll duke përdorur Izraelin; të mbledhin burimet natyrore të rajonit duke filluar me energjinë. Për çfarë “marrëveshje” po flasim kur ende vazhdon pushtimi, kur ende vazhdon bllokada? Në këto kushte, çfarë mund të nënkuptojë për popullin palestinez kjo “marrëveshje”... nga ana tjetër, po ta shohim nga pikëpamja e Turqisë – ajo po mundohet t’i dërgojë një mesazh ShBA-së dhe të gjithë anëtarëve të NATO-s duke përdorur Palestinën “për të rregulluar” marrëdhëniet me Izraelin...
A do të hiqet vërtet bllokada që i është vënë Gazzas me anë të kësaj marrëveshjeje?
Në të vërtetë në marrëveshje nuk ekziston asnjë klauzolë që të shprehet për pushtimin dhe bllokadën. Thjesht është bërë për t’i hedhur hi syve. Bllokada vazhdon akoma, thjesht do të bëhen disa ndryshime të vogla për t’i hedhur hi syve të njerëzve. Sigurisht një popull në bllokadë, do të thotë një popull që i ke vënë lakun në qafë. Edhe ndryshimet më të vogla mbartin një rëndësi jetike për popullin që jeton atje, por gjithsesi nuk është marrë angazhimi për të arritur atë balancë që duhet. Nga sa mund të analizohet mund të themi se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë diplomatike për Turqinë, ndërsa për Izraelin mbart një rëndësi ekonomike. Dhe ajo që duhet të ishte kryefjala e kësaj marrëveshjeje – Palestina nuk duket se u intereson shumë, pra kjo marrëveshje nuk përmban asnjë klauzolë që do të sillte ndonjë ndryshim për zgjidhjen e këtij problemi. Nëse e shihni situatën me kujdes nuk është biseduar në asnjë moment që Izraeli ta kalojë gazin natyror në Europë duke përdorur si rrugë Yurqinë. Kur në fakt Izraeli do të krijonte një avantazh të madh në këtë mënyrë. Kështu edhe Turqia do të hiqte pengesën e Palestinës dhe në fund të fundit do të përforcohej roli i Izraelit...
Dihet shumë mirë tashmë se për një kohë mjaftueshëm të gjatë AKP-ja ka qënë kundër Izraelit – kishte edhe prej atyre që i quanin anti-imperialistë, ndërsa tani jemi në një pikë ku këto dy palë janë ulur në tryezë për bisedime. A ka mundësi ë islamikët politkë të jenë anti-imperialistë?
Thënja se islamikët politikë të Turqisë janë kundër Izraelit është e pavërtetë. Edhe kundërshtimi i AKP-së, e cila është partia në versionin turk të Vëllazërisë Muslimane kundër Izraelit është thjesht një retorikë. A mund të mbrohet çështja e popullit palestinez pa i dalë kundër në mënyrë radikale pushtimit dhe kolonizimit të Palestinës? A mund të pozicionohesh vërtet në këtë mënyrë?
Nexhmettin Erbakan sa herë që fliste nuk linte pa thënë gjë për sionizmin, megjithatë sapo iu dha në dorë pushteti, gjëja e parë që bëri ishte të firmoste një marrëveshje me ushtrinë dhe shërbimin e inteligjencës së Izraelit! Nuk ekziston asnjë mundësi që lëvizja islamike në Turqi të mbajë një qëndrim konstant përsa i përket problemit të Palestinës. Për arsye se për ata imperializmi nuk ka qënë kurrë një problem. Herë pas herë mbajnë qëndrime farse për armiqësi ndaj të huajve dhe armiqësi ndaj të krishterëve. Në fakt, ky qëndrim nuk ka lidhje me të jshtmit, më shumë i drejtohet të brendëshmëve... është një mjet i politikës së brendshme... qëllimi është që t’i tradhtojnë lidhjet me të tjerët dhe të marrin në dorë pushtetin... AKP-ja nuk ka qënë kurrë një parti anti-imperialiste, përkundrazi me shumë lehtësi mund të themi që është një parti pro-imperialiste... çfarë lidhje mund të ketë me anti-imperializmin një parti që ka 15 vjet që aplikon me symbyllur politika neoliberale? A është e mundur që të jetë anti-imperialiste një parti e cila është arkitekte e projektit imperialist “Projekti i Lindjes së Mesme” me qëllim që të zgjojë Lindjen e Mesme. Në fund të fundit, nuk është e mundur të mbash një qëllim anti-imperialist përsa kohë nuk je kundër kapitalizmit, duke qënë se kapitalizmi dhe imperializmi janë një dhe e vetme. Lënë mënjanë të qenit anti-imperialistë, islamikët politikë nuk kanë as një program të mirfilltë për popullin, as nuk do të mund kurrë të kenë.
Ka prej atyre që këtë proces e shohin si “normalizim”. Sipas jush, a është e mundur të krijohet një normalizim i këtillë më Izraelin?
Sigurisht... kjo varet se çfarë kuptojmë ne “normallizim”. Në fakt, pas show-ut të “One Minute” dhe tragjedisë së Mavi Marmara-së, marrëdhëniet me Izraelin ishin ftohur shumë. Tani po bëhen përpjekje për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme. Sigurisht, në fund të fundit – pavarësisht gjithë sa thuhet – ky do të jetë një “normalizim anti-palestinez”. Kjo është gjendja e vërtetë, gjithsesi po mundohen të lënë përshtypjen sikur po bëjnë diçka në favor të popullit palestinez. Si gjithmonë qëllimi është që t’i hidhet hi mbi sy popullit...
Duke u pikënisur nga situata botërore, si e komentoni pëtë proces? Cfarë do të ndodhë pas kësaj?
Udhëheqja e AKP-së prej kohësh tashmë është përfshirë në një gjendje emocionale ku kërkon të bëhet fuqi në rajon, të riformësojë Lindjen e Mesme, të bëhet udhëheqës i regjimeve islamike sunni dhe të rikthejë madhështinë e Perandorisë osmane në shek. XXI. Në një periudhë kur Lindja e Mesme është e tejmbushur me autokraci pro-imperialiste, ShBA-ja dëshironte që të paraqiste në rajon një version të “islamit të modifikuar” për të hedhur një themel të ri të hegemonisë së saj aty. Turqia do të ishtë një “shembull” për vendet e tjera. Pikërisht për këtë arsye, ShBA-ja për të arritur këtë plan varej deri diku nga ardhja në pushtet e AKP-së. Megjithatë, ekzistonte një problem. Islamik politik i mungonte një program për popullin. Këtë gjë e tregoi edhe udhëheqja një vjeçare e Vëllazërisë Muslimane me Mursin në Egjipt dhe Gannushin në Tunizi. Kështu, shpresat e Amerikës dhe të gjithë kahut të antarëve të NATO-s për një “islam të modifikuar” u shkatërruan. Kampi imperialisht ndryshoi pozicion dhe duke qënë se AKP-ja dëshironte ta vazhdonte planin aty ku e kishte lënë lindën konfliktet mes tyre. Ndërsa tani, AKP-ja e ka gjetur zgjidhjen e këtij problemi doke bërë një kthesë 180 gradë, megjithatë duket se kjo kthesë do të marrë kohën e saj. Kjo është mënyra sesi duan t’i rregullojnë marrëdhëniet me imperializmin, duke qënë se kohët e fundit Turqia kishte mbetur pothuajse e vetme. Tashmë njerëzimi dhe civilizimi ka marrë një drejtim komplet të ndryshëm. Është një gjendje që nuk po kapërcehet, një krizë e civilizimit. Ishte e detyrueshme që edhe Turqia të merrte këtë drejtim. Do ta analizoni me vëmndje duket se ekziston një problematik në të gjithë botën në “udhëheqje”. Nuk po munden të udhëheqin dot... Ndërsa përballemi me një realitet të këtillë, kampi vendimmarrës ka vetëm një rrugëzgjidhje: Të ngrihet në këmbë dhe të braktisë kapitalizmin, të shpëtojë të ardhmen e humanizmint dhe civilizimit...
Can UĞUR/ Birgün
Burimi: Birgün Gazetesi