İran

35 Universitete iraniane, institute kërkimore në mesin e më të mirave në botë

Ali Gazani, Përfaqësuesi i Qendrës Botërore Islame për Hulumtime Shkencore  dhe Teknologji  (ISC)
Ali Gazani, Përfaqësuesi i Qendrës Botërore Islame për Hulumtime Shkencore dhe Teknologji (ISC)

Përfaqësuesi i Qendrës Botërore Islame për Hulumtime Shkencore  dhe Teknologji  (ISC) njoftoi se duke marrë parasysh treguesit  thelbësor shkencor Thomson Reuters (ESI), rreth 35 universitete iraniane dhe institutet kërkimore janë në mesin e top 1% efektive të cituara.

Ali Gazani ka thënë se lidhur me sasinë e prodhimit të njohurive në mesin e 70 universiteteve më të mira të botës,  Universiteti i Shkencave Mjekësore i Teheranit  renditet i 26-ti në farmakologji dhe toksikologji,Universiteti  Sharif i  Technologisë,  Universiteti  Mirkabir i Teknologjisë, Universiteti  i Teheranit dhe  Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Teheranit renditen në vendin e 50, 52, 56, 69 përkatësisht në fushat inxhinierike dhe Universiteti i  Teheranit u renditet në vendin e 64-në fushat e bujqësisë. 

Ai shtoi se 30 universitete iraniane ishin në mesin e universiteteve më efektive të botës, në maj 2015; kjo shifër është rritur në 33 në tetor.

Ai përsëriti se disa nga 14-të Universitetet e Shkencave të Aplikuara dhe Teknologjisë, 10-të Universitetet e Shkencave Mjekësore dhe Institutet Kërkimore, 8 –të universitete industriale, 2 Universitetet të decentralizuara dhe një qendër kërkimore nga Irani janë ndër  më efektivet në botë.

Burimi: IRNA