Suudi Arabie

Reagimi i opinionit publik ndaj krimeve të Arabisë Saudite në Jemen

Lajmet bëjnë të ditur vazhdimin e krimeve të regjimit Al Saud në Jemen.

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite në vazhdën e krimeve të Riadit kundër popullit të pafajshëm kanë sulmuar provincën Maher dhe qytezat përreth provincës Saade të Jemenit. Në këto sulme janë bombarduar zonat e banuara nga civilët mes tyre zona Shaab në provincën Xhuf në veri të vendit.

Arabia Saudite në bashkëpunim me disa vende arabe dhe me dritën jeshile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej marsit të vitit 2015 ka nisur sulmet kundër Jemenit me pretekstin e kthimit të kryetarit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi.

Për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit, me mijëra jemenas mes tyre shumë gra dhe fëmijë janë vrarë dhe plagosur dhe me dhjetëra mijëra të tjerë janë evakuuar.

Ndërkohë është shkatërruar në masë të madhe infrastruktura dhe shërbimet higjienike dhe shëndetësore në këtë vend. Vazhdimi i krimeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe sidomos vrasja e fëmijëve jemenas, ka ngjallur reagimin e opinionit publik i cili ka kritikuar edhe sjelljen pasive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në këtë rast.

Por, me gjithë këtë, 73 profesorë të universiteteve të njohura të botës, me anë të një letre dërguar Ban Ki Moon, sekretaritë të përgjithshëm të OKB-së kanë reaguar ndaj heqjes së emrit të Arabisë Saudite nga lista e shkelësve të të drejtave të fëmijëve në Jemen dhe kanë kritikuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara për shkak se këtë veprim e ka bërë për çështje financiare.

Në letrën e profesorëve shtrohet pyetja: Nëse përgjegjësia e Organizatë së Kombeve të Bashkuara nuk mban përgjegjësi për dokumentimin e këtyre krimeve dhe nëse nuk ka përgjegjësi për të detyruar Arabinë Saudite dhe partnerët e saj që të ndërpresin këto krime lufte, atëherë kush është ai organ që ka këto përgjegjësi?

Nënshkruesit e kësaj letre, janë profesorë të universiteteve ndërkombëtare si Hauard, Kamboxhia, Xhorxh Town dhe Prinston në Amerikë, Oksford dhe Kembrixh në Angli dhe Instituti i Studimeve Politike dhe Qendrës Kombëtare Hulumtuese në Francë. Rreth një muaj më parë Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara deklaroi se koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit, është vendosur në listën e zezë për shkak se është përgjegjës për 60% të vrasjes së fëmijëve në Jemen.    Mirëpo pas presioneve të Arabisë Saudite, Organizata e Kombeve të Bashkuara e hoqi emrin e Arabisë Saudite nga kjo listë dhe ka theksuar se për këtë rast do të kryhen hetime të mëtejshme.

Pas heqjes së emrit të Arabisë Saudite nga kjo listë e zezë, Ban Ki Moon deklaroi se ky vendim ishte i vështirë dhe i dhimbshëm dhe ka pohuar faktin se ky vendim u mor pas presioneve të papranueshme të Arabisë Saudite. Ban Ki Moon ka thënë:

Arabia Saudite ka kërcënuar se në rast se emri i saj nuk hiqet nga lista e zezë, ajo do të ndërpresë ndihmat financiare të saj për Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo është në kohën kur Amnesty International dhe Human Rights Watch, kanë kërkuar nga AP e OKB që të pezullojë anëtarësimin e Arabisë Saudite nga këshilli për të drejtat e njeriut, derisa kohë Arabia Saudite të vazhdojë krimet e saj kundër civilëve në Jemen.

Burimi: FARS News