İran

Kryetari Rouhani: Irani pionier në demokraci

      Kryetari i Iranit Hassan Rouhani tha në një takim në Teheran të hënën Ne jemi pionier në demokraci.


    Sipas agjencisë IRNA, kështu tha kryetari Rouhani gjatë një takimi në Teheran, me ambasadorin e ri tunizian, Ghazi ben Salah, për t’ia dorëzuar letrat kredenciale Kryetarit të Iranit.  


    Në lidhje me marrëdhëniet Teheran -Tunizi, Kryetari Rouhani tha se të dy vendet mund të gëzojnë lidhje të përzemërta në çështjet që kanë të bëjnë me rajonin dhe Botën Islame.  


     Ai tha se Irani është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin vëllazërorë  dhe miqësorë me Tunizinë.


    Nga ana e tij, Ghazi ben Salah tha se Tunizia është e vendosur për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhëniet me Teheranin. Ai vlerësoi më tej kulturën e pasur dhe civilizimin e Iranit.