Ajetullah Makarem Shirazi: Kursimi, çelësi për të ndihmuar nevojtarët
Duke u bërë thirrje njerëzve për të shmangur mbajtjen e ceremonive të kushtueshme, Ajetullah Makarem Shirazi tha: Pse në disa ceremoni mysafirëve iu ofrojnë më shumë se dhjetë pjata, lloje të ndryshme ushqimore, në vend se ata të japin ndonjë ushqim tjetër për të varfërit, të pastrehët apo të burgosurit?
Duke folur në programin e TV Iranian 'Cheshmeh Marefat' (Burimi i Diturisë), shkëlqesia e tij vazhdoi:
Nëse dikush dëshiron të ndjekë hapat e Imam Aliut (a.s.) ai ose ajo duhet të ketë qëllime të pastra në veprimet e tyre.
Duke i kërkuar shoqërisë për të shmangur nga mbajtja e banketeve dhe ceremonive të kushtueshme ai ka shtuari, Pse në disa ceremoni mysafirëve iu ofrojnë më shumë se dhjetë pjata, lloje të ndryshme ushqimore, në vend se ata të japin ndonjë ushqim tjetër për të varfërit, të pastrehët apo të burgosurit?
Duke u shprehur se është lehtë për një besimtar verbalisht të pretendojë se është një besimtar musliman shia dhe pasues i Imam Aliut (a.s.), ai deklaroi: Është vështirë për të ndjekur gjurmët e Imam Aliut dhe ajo që ka rëndësi është realizimi i vërtetë i parimeve të Islamit (Shia.)
Burimi: Houze