Turqi

Nuk ka kapacitetin që të drejtojë një proces normalizimi të logjikshëm

Gazetari Fehrim Tashtekin ka analizuar për Evrensel marrëveshjen e qeverisë turke me Izraelin dhe Rusinë si dhe sulmin e ISIS-it

Serpil ILGUN

Kjo shrehje – “Do ta rrisim numrin e miqëve tanë dhe do ta ulim numrin e armiqve tanë” –  e cila ishte pjesë e fjalimit të mbledhjes së parë të grupit të Binali Jëlldërëm pasi u zgjodh Kryeministër ka sjellë në vëmendjen aktuale se si politika e jashtme në ditë të vështira të AKP-së po drejtohet drejt një revizioni dhe pyetjet që ngrihen për “bërje të miqëve”; nga një situatë kur pothuajse me çdo preteks vinin zërat thirrës akuzues Ej Esad, Ej Putin, Ej Sisi, Ej Merkel, Ej Obama… është kthyer në një situatë të shqetësimit “si t’i bëjmë për vete armiqtë tanë”. Në javën që lamë pas u bë pajtimi me dy “armiqtë” që qëndronin në krye të listës – Izraelin dhe Rusinë. U kërkua falje dhe u tha se “po hapej një faqe e re e pastër” dhe dha lajmin e mirë se rradhën për pajtim e kishte Egjipti, Iraku dhe Siria.

Ndërsa në programin politik të Turqisë flitej dhe diskutohej veçanërisht për marrëveshjen e arritur me Izraelin, mbrëmjen e së martës ISIS realizoi një sulm me bomba kamikaze në Terminalin e hyrje-daljeve ndërkombëtare ne Aeroportin Ataturk të Stanbollit. Pavarësisht këtij sulmi, parlamenti vazhdoi diskutimet për koston financiare të rikonstruktimit të Gjykatës së Lartë. Ndërsa populli turk po përjetonte trishtimin dhe shokun e kësaj ngjarjeje, dy ditë pasi 45 persona humbën jetën në këtë sulm u realizua një cermoni madhështore për hajen e Urës Osmangazi (që ende nuk është përfunduar) duke u shprehur se “po përjetonin një ndjesi feste”.

Përse ndjeu AKP-ja nevojën për “normalizim” të situatës? A po ndryshon politika e jashtme e Turqisë? A do të jetë ky ndyshim një rrugëdalje për zgjidhjen e ngërçit të AKP-së? Akp-ja që po ndjek një politikë të jashtme paqësore, a do të ndjekë rrugën e paqes edhe në politikën e brendshme? Çfarë vendi zë sulmi i ISIS në të gjithë historinë e “Bërjes së miqëve dhe zvogëlimit të armiqëve”?

Ky shkrim është botuar nga Fehim Tashtekin, i cili është një prej gazetarëve të paktë në numër të Turqisë, specialisht në çështjet e Sirisë, Lindjes së Mesme dheISIS-it.

Përpara se të fillojmë me kryefjalën “normalizimi në politikën e jashmte”, le të marrim fillimisht në shqyrtim, atë që është e lidhur me këtë kryefjalë – sulmin e ISIS-it në Aeroportin e Stanbollit. Pse zgjodhi ISIS si objektivë aeroportin e Stanbollit, një ndër pikat më strategjike të Turqisë? A ka ky sulm lidhje me marrëveshjen e bërë me Izraelin, siç edhe pretendohet?

Po bëhen spekulime se në këtë situatë “koha kaq qënë mëse kuptimplotë”. Sigurisht ka momente kur koha ka qënë kuptimplotë. Megjithatë unë këtë sulm nuk e shoh të ndërlidhur me marrëveshjet Turqi-Izrael, apo Turqi-Rusi. Kjo ngjarje duhet të ketë një të shkuar të paktën një mujore apo edhe një mujore e gjysëm. Për më tepër, kuptohet lehtazoi se ata kanë qënë duke u përkatitur, duke qënë se kanë hyrë në Turqi para 32 ditëve dhe kanë marrë me qira një shtëpi në Fatih.

Sigurisht, shtrëngimi i duarve përsëri edhe njëherë me Rusinë mund të sjellë padyshim disa ndryshime në politikën e Turqisë kundrejt Sirisë. Padyshim që Putin duhet të ketë disa kërkesa në lidhje me ato gjëra që Turqia ka bërë në Siri. Pashmangshmërisht, këto ndryshime politike ndikojnë drejtpërdrejt tek ISIS dhe grupimet e tjera të mbështetura nga Turqia. Nëse sillen në jetë ndryshimet e pritura nga kjo marrëveshje, rrjedha historike në Siri do të ndryshojë dhe është mëse e sigurt që grupimet që furnizohen nga kufiri me Turqinë do të shqetësohen nga kjo zgjedhje e bërë nga Ankaraja. Në anën tjetër, nuk mendoj se vendosja e paqes mes Turqisë dhe Izraelit ka lidhje me sulmin e ISIS-it.

Po shpreheni për diçka që bie ndesh me pikëpamjet dominuese në këtë temë. Përse nuk iteresohet ISIS për marrëdhënien Turqi-Izrael?

Ata që i kanë hapur luftë udhëheqjes së Sirisë i kanë bërë dëm dhe shkatërruar një ndër armiqtë më kryesorë të Izraelit. Izraeli është shteti që po ndjek me kënaqësi këtë luftë të pistë. Këto grupime nuk kanë ndërmarrë ndonjëherë ndonjë plan kundrejt Izraelit. Përkudrazi, disa grupime përfshirë këtu edhe Nusra kanë marrë ndihmë nga Izraeli. Aktori kryesorë që ka realizuar një përplasje në favor të Izraelit është Turqia. Për këtë arsye, pritshmëritë nga afrimi i Turqisë me Izraelin duhet të jenë plotësisht të përkundërta me ato të afrimit të Turqisë me Rusinë. Megjithatë, gjatë procesit të normalizimit Siria është parakusht në marrëdhënien turko-ruse. Në fund të fundit, marrëdhëniet me Rusinë u prishën për shkakt të lidhjes me Sirinë.

 

Pas sulmit në aeroport, vihet re se emri i ISIS-it është brendashkruar sërisht brenda shprehjes “organizata terroriste me duar të përgjakura, që kanë për objektiv Turqinë”. Sipas mendimit tuaj, a do të ketë një ndryshim thelbësor të pikëpamjes së AKP-së në lidhje me ISIS-n?

 

Edhe pse akoma edhe sot vazhdojnë pjesët e errëta dhe të dyshimta të politikës që Turqia ka zgjedhur të ndjekë në lidhje me ISIS-in, për të distancuar presionet ndaj qeverisë ka qënë e detyrueshme që të vihet me disa ndryshime. Për këtë arsye fiton një farë rëndësie pyetja nëse “ISIS e sulmoi Turqinë për shkak të disa masave që ajo kishte marrë ”. Fillimisht Turqia u tërhoq nga deklarata ku kishte vënë kufirin e kuq që nëse YPG do ta kalonte Turqia do t’i sulmojë. Në këtë mënyrë mundësoi një sipërfaqe të mbrojtur që shtrihet në një gjatësi prej 98 kilometrash mes ISIS dhe Xherablus El Rai duke shkaktuar kështu një vonesë në zhdukjen e kësaj organizate nga territori i Firatit. Ndërsa YPG përparonte drejt Menbixhit nën hijen e Forcave Demokratike të Sirisë, Turqia ishte e detyruar që të mos reagonte ndaj kësaj lëvizjeje. Një tjetër ngjarje që e ka irrituar ISIS-in kur ndërsa ShBA i bëri presion Tuqisë duke ithënë se duke qënë se nuk i do kurtët të përfshirë ta shkatërrojë ajo ISIS-in, grupimet e mbështetura nga Turqia filluan t’i dalin kundër ISIS-it. ISIS këtë veprim e perceptoi si armiqësi të hapur. Për më tepër, në gjashtë muajtë e fundit janë arrestuar deri në 1000 persona të dyshuar si anëtarë të ISIS. Arsyeja pse ISIS nuk ka ndërmarrë më parë sulme direkte kundrejt Turqisë është sepse kishte nevojë që të kalonte militanëtët e e tij nga vendet e tjera nëpërmjet Turqisë dhe nuk përbënte problem që bashkëshortet dhe fëmijët e këtyre militantëve të rrinin përkohësisht në Turqi. Tashmë iu iku edhe garancia e rrugës edhe siguria e familjeve. Për këtë arsye filluan sulmet kundrejt Turqisë. Ata që sulmuan Dijerbaërin, Sruçin dhe Ankaranë ishin hasmi i Erdoganit. Më pas u vunë në objektivë të huajtë. Më së fundmi me sulmet e Gaziantepit dhe Aeroportit të Stanbollut, Turqia është etiketuar si objektivë e sulmeve të ISIS-it. Sigurisht nga kjo analizë nuk mund të arrimë në përfundimin se është braktisur politika divergjente dhe hipokrite në lidhje me qëndrimin ndaj ISIS-it. Të mos harrojmë se kur ISIS luftonte kundër qeverisë Maliki të Irakut, për Ankaranë ata ishin thjesht disa djem të nevrikosurë. Ishte e pranueshme edhe kur ISIS luftonte kundër Sirisë. Kur i hapi luftë Rozhavës, për Turqinë ISIS ishte një organizatë që duhej mbështetur. Në vendet që e shpallnin ISIS-in si armik fillonin sulmet nga organizatat e mbështetura nga Turqia. Kjo politikë katër dimensionale ka vijuar ekzistencën e saj edhe sot.

Nga ana tjetër, sulmi në aeroport ka ndodhur në ditën kur ISIS bënte dy vjet nga shpallja e khalifatit dhe i dha të gjithë botës mesazhin se ISIS ende vazhdon të qëndrojë në këmbë.

 

Si e interpertoni faktin se ISIS nuk e ka marrë ende përsipër sulin e aeroportit si edhe sulmet e tjera të mpërshme?

Sepse ende dëshiron që të vazhdojë të përdorë lozhistikën dhe kufinjtë e Turqisë. Shpreson që të rrisë numrin e celulave në Turqi, për këtë arsye mundohet ta shmangë përballjen e drejtpërdrejtë dhe daljen kundër polullit turk. Sepse për ISIS-in edhe Erdogani nuk është musliman, edhe qeveria turke nuk është islamike. Edhe Turqia mund të vihet në shenjestër, por akoma jo. Sepse në momentin që do ta marrë përspër këtë sulm, Turqia do të jetë e detyruar që t’i kundërvihet. Dhe kjo mund të jetë një arsye e konsiderueshme për të tronditur dhe vënë në rrezik ekzistencën e ISIS-it në terren. Besoj se kët o janë arsyet se pse ISIS nuk ka marrë përsipër sulmet në Turqi.

 

Edhe pse po ndiqet një revizion ende shihen manifestime të asaj politikës së pazarit që e njohim mirë.

Politika e “bërjes së më shumë miqve dhe zvoglimit të armiqve”, të paraqitur si “normalizim i politkës së jashtme” të AKP-së është vënë në jetë në kohë rekord dhe brenda një jave të vetme janë hedhur hapat e bisedimeve me Izraelin dhe Rusinë. Edhe pse ende në mendje na kalojnë gjithë akuzat e mëparshme, a mendoni se hequr dorë nga politika e jashme e osmanizmit, përhapjes, dhe medhhebizmit, vetëm duke u shprehur “tashmë ne jemi miq”?

 

Ekziston një ngërç shumë i madh dhe nuk duket të ketë rrugëdalje nga kjo situatë. E vetmja rrugë është dëmshpërblimi ose larja e hesapeve në ndonjë mënyrë tjetër. Kemi një qeveri që nuk i ka mbetur asnjë fqinj dhe që është në gjendje kritike edhe me BE-në dhe ShBA-në. Po zvogëlohet numri i vendeve që mund të vizitojë Erdogani. Shumë vende nuk e duan Erdoganin për shkak të incidenteve, politikave të jashtme agresive dhe për shkak të paqëndrueshmërisë. Konflikti me Rusinë e nxorri Turqinë përfundimsht jashtë loje në Siri. Përtej kësaj, nga ana tjetër Turqia po përjeton një ngërç të madh nga pikëpamja ekonomike. Nga kjo situatë janë ndikuar sektorë të këtillë se turizmi, ndërtimi dhe buqësia. Të ardhurat ekonomike tregojnë se edhe kjo rrotë e ekonomisë së shpejti do të përfundojë në humnerë. Shkurtimisht kjo situatë nuk është më e menaxhueshme nga pikpamja politike. E kanë parë qartazi që nuk mund të nxjerrin gjë në dritë nga kjo gjë. Sigurisht mentaliteti i formuar është shumë i rëndësishëm. Një normalizim i logjikshëm kërkon kapacitet për të qeverisur. Ky kapacitet nuk ekziston. E vetmja gjë që mund të bëjnë tani është të kërkojnë falje dhe të pranojnë edhe kushtet më të këqija. Shpresojnë të gjejnë zgjidhje nga kjo situatë. Kjo është ajo që po bëjnë me Izraelin. Marrëveshja me Izraelin u finalizua me klauzola në favor të Izraelit sikur Turqia të kishte pas qënë pala sulmuese. Kështu Turqia i ka përligjur sulmet në Gazza. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që Izraeli donte. Ndihmat humanitare të Turqisë do të dërgohen në portin Ashdot në kohën kur Izraeli ta shohë të përshtatshme dhe në përmasat që ta shohë të përshtatshme. Nëse do të kishte qënë kështu vërtetë, Mavi Marmara do të kishte zbarkuar në portin Ashdod dhe nuk do të kishin vdekur njerëz.

 

Si e interpretoni deklaratën e ashpër ndaj IHH-së, që i ka dalë kundër marrëveshjes së të Erdoganit “A më pyetët për mendimin tim për Mavi marmaranë?”

Ka filluar shitja. Kjo është haptazi shitje.

 

Thatë se duhet “maonvër, aftësi dhe kapacitet drejtues”. A mundet që shprehja e Erdoganit “A më pyetët për mendimin tim për Mavi marmaranë” të interpretohet si një shenjë e mungesës së aftësisë dhe kapacitetit për të cilin ju flisni?

Padyshim. Mund të kishte bërë një revizion shumë më të arrirë. Edhe pse po ndiqet një revizion ende shihen manifestime të asaj politikës së pazarit që e njohim mirë. Kjo nuk është e shëndetshme. Për shembull, politika rajonale e Putinit, apo politika e Sirisë do ta detyrojnë Turqinë të pranojë disa kushte.


Zaten Rus yetkililer, özrün yeterli olmadığını, Türkiye’nin Suriye politikasında da değişikliğe giderek, cihatçı grupları desteklemekten vazgeçmesi gerektiğini açıkça söylediler.

Për më tepër, rusët e kanë bërë të qartë see ndjesa e Turqisë nuk është e mjaftueshme. Rusia është shprehur haptazi se Turqia duhet të realizojë disa ndryshime në politikën e saj kundrejt Sirisë, të heqë dorë nga mbështetja e grupimeve xhihadiste .

Sigurisht kjo gjë do të ketë edhe anët e saj pozitive. Megjithatë, nga ana tjepër, kjo punë po menaxhohet aq keq sa do të sakrifikojnë njerëzit e së njëjtës rrugë. Të së njëjtit qëllim.

 

Për shembull?

Për shembull, e kemi parë se IHH është një nga organizatat e para që po sakrifikohet.

 

EDHE NË LIDHJE ME EGJIPTIN PO MERRET NJË KTHESË, SEPSE RRUGËZGJIDHJA E VETME ËSHTË HEDHJA E NJË HAPI MBRAPA

Si e prisni faktin që po bëhet një ndryshim 180 gradë në politikën e jashme, sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe duke mos dhënë llogari për asgjë?

Po kjo shtë strategjia. Do të bëjnë këto manovra duke u hequr sikur ata nuk kanë bërë asnjë gabim. Siurisht, ëse e ekzagjërojnë këtë do të mbeten me një kadro të ngushtë dhe të mbushur vetëm me militantë. Domethënë, nëse mendojmë për variacionin brenda kadrove të AKP-së në fillimet e saj, ndushtimi më shumë i këtij rrethi është një shenjë e problemeve shumë të mëdha që e presin. Erdogani të gjitha këto manovra po i bën vetëm për të ruajtur reputacionin e tij. Sepse në kushte normale mund të kishte bërë zgjedhje të ndryshme. Nuk ei kemi harruar sesi i doli për zot Mavi Marmarasë, se çfarë deklaratash bëri kundrejt Izraelit,veprat që ka kryer në Siri, si i tha Rusisë “E rrëzuam avionin dhe do ta rrëzojmë prapë” dhe të gjitha retorikat e tjera. Askush nuk thotë “ti i ke thënë të gjitha këto”. Edhe në lidhje me Egjiptin do të bëjnë kthesë. Sepse, ashtu siç e thash edhe më parë, kjo makinë ka hyrë në një rrugë ku nuk manovron dot. Rruga e vetme është të ecet mbrapsht. Duke e bërë këtë do shkatërrojnë gjithçka, majtas e djathtas.

 

ERDOGANI E KONTROLLLON DHE KRITIKON MEDIAN, PO BËN NJË BASHKËPUNIM TË FRIKSHËM

A jeni njëmendi me pikëpamjet se ky hap mbrapa i ka themelet nga politika e brendshme, se të gjithma këto euforizma në fakt i drejtoheshin popullit dhe se tashmë nuk mund ta “shesi” lehtasi propagandën “po pajtohemi me fqinjët, po e zgjerojmë Turqinë”? Cili është përfitimi i Erdoganit në këtë politikë të jashtme?

Pjesa së cilës duhet t’i mbushë mendjen nuk ka një rol signifikant në potencialitetin e votave. Akp është mbledhur prapa një grupi shoqëror më të përzgjedhur dhe ky grupim nuk ka asnjë pengesë për nga ana ideologjike. Për këtë arsye këto grupime nuk merren me këtë situatë. Ndërsa xhemaat i “Mavi Marmarasë” nuk ka një efekt politik të konsiderueshëm në Turqi. Argumentet e këtij grupimi i lejonin Erdoganit të të mburrej në sytë e botës arabe. Por tashmë kjo gjë nuk i sjell asnjë përfitim Erdoganit. Duke qënë se ai e di këtë, tashmë ka shqetësimin si t’i rregullojë gjërat, të arrijë paqen dhe të kalojë këtë ngërç.

Erdogani ka pwrdorur wshtjen e Rabiasw dhe Palestinws pwr tw arritur njw konsolidim duke qwnw sw ndodhej nw njw situtw shumw tw vwshtirw pwr shkak tw ngecjes nw politikwn e brendshme, korrupsionin dhe ngjarjet e Gezisw. Megjithatw kjo periudhw ka mbaruar. Tw mos harrojmw se ai ka njw fuqi tw madhe mbi mediat. Populli turk sapo hap televizorin pwrballet me njw numwr tw mdh mediash qw i parqesin veprimet dhe deklaratat e Erdoganit si tw shenjta. Ashtu siç i ka mbledhur servilwt rreth vetes ashtu e ka mbledhur edhe median. Numri i mediave qw trasmetojnw nw mwnyrw parime janw shumw tw pakta, ndwrsa me pjeswn e mbetur ka bwrw marrwveshje shumw tw tmerrshme. Ekziston njw mwnyrw e punimit qw Erdogani tw mbrohet pavarwsisht çfarw bwn dhe tw realizohen ato qw ai do. Nuk wshtw aq e vwshtirw.

 

ERDOGANI DO TË VAZHDOJË PËRPJEKJET E TIJ DERISA TË BËHET KRYEMINITËR

Një tjetër pyetje që kërkon përgjigje është “normalizimi i jashtëm, paqja me fqinjët a do të ndikojnë në paqen e brendshme?” çfarë mendimi keni?
Ky proces normalizimi do t’i falë pak qetësi Turqisë në politikën e jashtme, por derisa Erdogani të bëhet kryeminisër do të vazhdojë ta shkatërrojë vendin nga brenda. Sepse prishja e marrëdhënieve me jashtë, ve,canërisht me BE-në dhe ShBA-në krijon një presion tjepër mbi AKP-në. Ky presjon passjellë qetësi në marrëdhëniet me jashtë,

Unë mendoj se Erdogani tashmë duhet të jetë ulur mbi biçikletë duke u menduar. Kështu ai nuk do të ndalojë deri kur të arrijë atë që do.


 
A është ky një presion që do të ketë vazhdimësi?

Tani për tani po. Mendoni kështu, ka mbështetjen e një populli që solli për shembjen e Surit. Pas Surit u rrit kaq shumë besimi në vetvete saqë u tha se “Do të krijoj kazermë topash në Gezi”. Do të thotë se kjo politikë e brendshme e përkundërt  i dha siguri Erdoganit. Nëse e ka parë një gjë të këtillë, për Erdoganin do të thotë që kjo politikë do të vazhdojë akoma.

 

TURQIA NUK KA MUNDËSINË T’I BËJË BLLOKATË IRANIT

Çfarë mund të thoni për marrëveshjet e Turqisë me Rusinë, ndalimin e përparimit të kurtëve në Siri, zvogëlimin e rrezes së veprimit të Iranit dhe marrëdhëniet e brendshme me kryeministrin?

Politika në lidhje me Iranin nuk është lajm i ri. Në fund të fundit, një ndër arsyjet kryesore të ndërhyrjes së drejtpërdrejt të Turqisë në Irak, Siri dhe Liban   është krijimi i një bllokate për Iranin. Për këtë arsye ka ndjekur një politikë të jashtme me ngjyresa të forta medhhebiste. Megjithatë, Turqia e ka të pamundur që të bllokojë Iranin. Truqia humbi në Irak, humbi në Siri dhe në Liban nuk i dëgjohet zëri. Për shembull, për ta bllokur Iranin në Jemen u bë mbështetëse e sulmeve të paimagjinueshme të Arabisë Saudite, kjo i hapi rrugë humbjes së marrëdhënieve me Jemenin. Mund të themi se politika që po ndjek Irani është e sukseshme. Të mos harrojmë që Irani, ndërsa mbështeste në mënyrë të drejtpërdrejtë udhëheqjen e Sirisë dhe doli kundër perëndimit dhe gjirit, arriti që të nënshkruante marrëveshjen nukleare. Kjo është një diplomaci e madhe. Për këtë arsye, një Turqi që se ka mundësinë ta bllokoj Iranin, vetëm duke bashkëpunuar me Iranin mund të arrijë të krijojë një ndikueshmëri në rajon.

 

ÇMIMI I PAJTIMIT ME UDHËHEQJEN E DAMASKUT KUND T’I LIHET KURTËVE

Peki, ya Kürtler boyutu?

Po përsa i përket dimensionit kurt?

Çështja kurte është shumë e ndërlikuar dhe e koklavitur. Çështja kurte qëndron në një pikë thyrëse të reflektimit të shtetit dhe qeverisë. Pikërisht për këtë arsye, manovra e përdorur këtu është e lidhur edhe me shumë balancime në politikën e brendshme. Lufta me xhemaatin dhe operacioni i likuidimit si dhe lufta me kurtët janë një gjë që ushtarët e kanë dëshiruar gjithmonë, por nuk kanë mundur ta realizojnë seri me sot. Nëse kjo qeverisje po e bën këtë, domethënë që ka arritur të ketë një bashkëpunim. Ky bashkëpunim mund të jetë i përkohshëm, megjithatë balancimet përsa i përket çështjes kurte duhen lënë mënjanë dhe analizuar veçmasi. Turqia do të detyrohet të hedhë një hap pas përsa i përket Rozhavas. Nëse Turqia do ta përfshijë Sirinë në politikën e saj për t’u pajtuar me komshinjtë, apo për të lidhur marrëhënie të reja fqinjësore mund të detyrohet të ndjekë rrugë të ndryshme. Për shembull, çmimi i pajtimit me udhëheqjen e Damaskut mund t’i lihet për t’u paguar kurtëve. Mund të përgatisin një taktikë apo strategji të këtillë.

A mund ta shpjegoni më tej?

Domethënë, nëse kurtët nuk arrijnë në një marrëveshje me Esadin dh nëse bashkëpunimi i tyre me ShBA-në thellohet, në fund të ditës a do të mund turiqit t’i propozojnë Esadit “Eja të bëjmë një aleancë kundër kurtëve, t’i japim fund këtyre aktiviteteve për të ftuar autonomi të kurtëve të këtushëm”. E bëjnë edhe këtë. Por, nga na tjetër, a është gati udhëheqja siriane për këtë? Jo, nuk janë. Edhe qeverisja siriane dhe kurtët kanë axhendat dhe logaritë etyre të veçanta. Edhe kurtët mund të ndërmarrin disa qasje më të ndryshme dhe më elastike për të mos i dhënë mundësinë që këto dy fuqi të bashkohen bashkë kundër tyre. Sepse edhe kurtët kanë formësuar disa elementë balancimi për t’i përdorur në të këtilla situata. Fakti që kanë krijuar bashkëpunim me ShBA-në dhe Francën, qëndrimi i rusëve në favor të kurtëve tregon se edhe kurtët nuk janë komplet të paefektshëm në këtë situatë. Kjo plitikë e hapur e jashme do të përparojë deri diku në mënyrë të habitshme dhe surprizuese, por mbi të gjitha asgjë nuk do të jetë si më parë.

 

AS RUSIA, AS  IRANI, AS EGJIPI, AS SIRIA NUK DO T’I HARROJNË ATO QË KANË NDODHUR

A mendoni se do të arrihet një normalizim i situatës?

Po. Unë mendoj se kësaj qeverie nuk do t’i vijë turp për ato që i ka bërë Sirisë nëse arrin të garantojë paqe me Egjiptin, Rusinë apo Iranin. Turqia mund të hyjë një një proçes të vuajtjes së dënimit të arte që ka bërë. Këta mendojnë se mund të rregullojnë gjithçka, por as Egjipti nuk do ta lejojë më Turqinë që të bëjë ndërhyrje prapskene në politikën e Egjiptit, as Siria nuk do t’i harrojë të gjitha këto operacione që janë kryer dhe të nisë gjithçka nga fillimi. Në një fletë të bardhë. Sigurisht do të largohen edhe disa që do t kërkojnë tndryshe për shkakt të reputacionit të tyre. Kjo gjë vlen edhe për Iranin. Ekziston një gjendje e turbullt përsa i përket sigurisë. Turqia nuk mund ta zhdukë këtë paqartësi vetëm duke u shprehur se “ne gabuam”. Sepse ende vazhdon e njëjta udhëheqje me të njëjtën mënyrë udhëheqjeje. Thënë ndryshe, ndjekin të njëjtin metalitet në prishjen e gjërave, me menatlitetin që përdorin në krijimin e po te njëjtave gjëra. Për këtë arsye, ndoshta Rusia vërtetë nuk do të ngrejë padi në çështjen e avionit të rrëzuar, po nuk bespj se do ta harrojë lehtë këtë ngjarje.

Mund të jetë duke pritur që të marrë një hakmarrje të ftohtë për çështjen e rrëzimit të avionit. Nga ana tjetër, as Obama nuk do t’i bëjë më ndere Erdoganit. Edhe brenda Be-së është rritur ndjeshëm në mënyrë të pabesueshme pakënaqësia kundrejt Erdoganit, dhe ata nuk do t’i rinisin negociatat aty ku i kanë lënë, duke i thënë “Eja të vazhdojmë aty ku e kemi lënë” nëse Turqia nuk bën ndryshime reale përsa i përket të drejtave të njeriut, drejtësisë, fushës së të drejtave dhe lirive. Një gjë e tillë nuk është e mundur!

 

ATA MENDOJNË SE MUND TA ZBEHIN VIJËN E KUQE NDARËSE, DUKE INJORUAR REALITETIT NË TERREN

Thuhet se sulmi i ISIS-it në aeroport, mos dalja kundër e Turqisë ndaj operacionit të Menbixhit do të ndikojnë në përcjelljen sa më të qartë të mesazhit të ShBA-për Ankaranë ,se “Tashmë duhet të bashkëpunoni me kurtët”. A jeni edhe ju të këtij mendimi, a mendoni se qeveria do ta marrë këtë mesazh?

Këtë ndikueshmëri nuk e kemi hasur vetëm pas sulmit në Stanboll, por gjithashtu e kemi parë edh pas sulmeve në Paris dhe Bruksel. Domethën shnërrimi i vijës së kuqe kundrejt kurtëve duket të jetë zbehur si pasojë e sulmeve të ISIS-it në botën perëndimore. Turqia mund t’i zbehë avash avash këto vija ndarëse, duke qënë se nuk i ka mbetur asgë që t’i justifikojë apo t’i përligjë ato. Ashtu siç e parashtruam edhe më parë, kurtët që i dolën kundër politikës së Turqisë kundrejt Rozhovas, pjesa e majtë e tyre u bënë objektivë e sulmeve të mëpparshme të ISIS-it, qeveria nuk ngriti asnjë shqetësim për këtë situatë. Përkundrazi, pothuajse i përligji këto sulme dhe u mundua të nxirrte përfitime nga kjo situatë. Sepse tashmë ISIS ka filluar të marrë në objektivë haptazi çdo vend. Për këtë arsye Turqia e ka humbur fuqinë e argumentëve të saj. Për Menbixhin nuk mund të thonë asgjë – Erdogani i pato thënë popullit se “Kurtët nuk do hynë në Menbixh, ata vetëm do të ndihmojnë”. A është një gjë e këtillë e mundur? Armatimet kryesore të përdorura në operacion ishin të YPG-së, ata po mundohen t’i zbehin këto vija të kuqe duke lënë mënjanë realitetin, por një gjë e këtillë nuk është e mundur. Pas këtyre sulmeve të fundit, kjo mundësi është akoma edhe më e paarritshme.

 

NUK MUND TË SHPREHEN, PA DHËNË LLOGARI “EDHE DJE KISHIN TË DREJTË EDHE SOT QË PO NDRYSHOJMË NDREJTIM KEMI TË DREJTË”

Skrimtarët dhe analistët e mediave të AKP-së i kundërshtojnë në këtë mënyrë kritikat e bëra kundrejt marrëveshjes së realizuar veçanërisht me Izraelin; “Edhe kur i prishim marrëdhëniet kritikoni, edhe kur bëjmë paqe sërisht kritikoni” Sipas jush, a është situata kaq e thjeshtë?

Unë kritikoj faktin se po na paraqesin si një fitore të madhe atë që në fakt është një humbje e madhe. Nuk kritikoj kurrësesi pajtimin mes tyre. Domethënë, nuk ngrihet pyetja, pse u pajtuat me Rusinë apo me Izraelin. Kërkohet të jepen shpjegime të vërteta se si janë bërë ato që janë bërë. Bëhuni transparentë. Për shembull, mos u hiqni sikur është hequr bllokata e Rripit të Gazës, kur nuk është hequr. Shpreheni se nuk ka asnjë klauzolë në lidhje me Hmasin, ndërkohë i shpallni menjëherë të pavlefshme pasaportat diplomatike të zyrtarëve të Hamasit. Çështja është se e gjithë kjo është dyfytyrësi. Në të kundërt mund të ketë edhe konflikt. Nuk kemi pse të tregohemi të pandershëm. Sigurisht që duhet të mbajmë një qëndrim kur bëhet fjalë për interesat e shtetit tonë. Por edhe në kohën kur nuk kishin marrëdhënie me Izraelin e rritën tregtinë me atë në pesëfish, do të ofrojnë anije në të cilat do të udhëtojnë në Izrael edhe fëmijët, megjithatë nga njëra ana luhet karta e të qënit mbështetës i Gazës, nga ana tjetër i mundësohet çdo lehtësim Izraelit.

Unë jam i mendimit se bashkëpunimi i ShBA-së me Turqinë është një bashkëpunim shumë i ndershëm, megjithatë edhe marrëveshjet e bashkëpunimit duhet të kenë një logjikë. Nëse shpreheni “Unë heq dorë nga kjo martesë”, nëse e shprehni qartazi dhe haptazi, do të shprehni haptazi edhe rrugën dhe trajektoren që vendosni të ndiqni. Por një gjë e tillë nuk ekziston – edhe t’i qëndrosh kreh Amerikës dhe të vazhdosh ortakërinë në disa fusha, edhe nga ana tjetër herë pas here t’i vërsulesh asaj.

Për shembull, konkretisht Mursisë iu tha kështu “Dil dhe shpall zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të parandalosh grushtin e shtetit.” Çfarë bëri Turqia në këtë situatë – duke qënë se nuk donte një gjë të këtillë ia mbushi mendjen Mursit duke i thënë “rezisto”. E këshilloi në drejtim të gabuar. Grushti i shtetit që të gjithë e dinin që po vinte erdhi në mënyrë të pashmangshme dhe shkatërroi çdo gjë. Në Egjipt u realizua një grusht shteti shumë i përgjakur. Dhe Turqia ka pjesën e saj të përgjegjësisë për këtë ngjarje. Dhe është pashmangshmërisht e detyruar të japë llogari për këtë. Nuk mund të tjekalohet situata sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ashtu siç Rusia u shpreh “Po, ndodhi diçka që nuk duhet të kishte ndodhur mes dy shteteve”, haptazi duhet të japin llogari për çdo gjë që kanë bërë, kudo që e kanë bërë. Nuk mund të shprehen “Dje kishim të drejtë, por edhe sot që po bëjmë këtë kthesë kemi të drejtë” dhe të mos japin llogari. Nuk mund të na bëjnë për budalla!