Hytbja e Fitër Bajramit e mbajtur nga imam Hamenei
Lideri i Revolucionit Islamik të Iranit imam Hamenei ka thënë se agjërimi, posaçërisht agjërimi i të rinjve në këto ditët më të nxehta dhe më të gjata të vitit është stoli më e bukur e vitit. Ajatollah Hamenei gjatë hytbes së sotshme të Fitër Bajramit , përveç urimeve dërguar popullit iranian dhe të gjithë myslimanëve nëpër botë, ka thënë se dekorimet kryesore të Ramazanit të sivjetshëm në Iran ishin shpirtërorja, përulësia, lutja dhe respekti.
Në pjesën e dytë të hytbës, udhëheqësi i revolucionit islamik të Iranit është ndalur në theksimin e sulmeve të shpeshtuar terroriste në rajon dhe botë, duke theksuar se ky është rezultati i stërvitjes së terroristëve nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe regjimit sionist të Izraelit. Foli edhe për sulmet e fundit terroriste në Irak, Bangladesh, Turqi dhe vende tjera në rajon dhe botë, duke cekur:” Për fat të keq, në shumë vende të botës ramazani dhe bajrami i sivjetshëm është shënuar me sulme terroriste të mëdha. Fajtorët kryesor të shpërthimit të sulmeve të tilla terroriste janë në të vërtetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe regjimi sionist i Izraelit të cilët i kanë stërvitur këta terroristë”.
Ajatullah Hamenei ka theksuar se ato shtete të cilët i kanë mbështetur terroristët dhe vrasjet të civilëve të pafajshëm gradualisht po kuptojnë dëmin të cilët kanë sjell, pasi që edhe atyre i kërcënohet tani rreziku. Ai tha se krimet e tyre nuk do të harrohen lehtë. Lideri shpirtëror dhe politik i Iranit imam Hamenei ka shpreh dhimbje të thella për shkak të gjendjes së pasigurt në shtetet e rajonit e posaçërisht në Siri, Libi dhe Jemen dhe më tej shtoi:”Populli i Jemenit edhe pas një viti e tre muaj është i ballafaquar me bombardimet e përditshme. Por ata edhe përkundër gjendjes së vështirë, kanë dal masovikisht nëpër rrugët e Jemenit për të shënuar ditën e Kudsit”.
Lideri i revolucionit islamik ka thënë se qëllimi kryesor i fuqive imperialiste është shkaktimi i luftërave dhe konflikteve në shtetet e rajonit, për të ndikuar në braktisjen dhe harresën e çështjes palestineze. Imam Hamenei përfundoi fjalimin me porosinë e qartë për të gjithë myslimanët në botë, se: “Lufta për çlirimin e territoreve palestineze është obligim islamik i të gjithë myslimanëve në botë”.