Kulturë

Suedia do të organizojë Garën e Kater Kur’anore të Evropës Veriore

Qendra Islame ‘Imam Ali (a.s.)’  në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, do të organizojë edicionin e 4-t të Garave Kur’anore të Evropës Veriore.

Sipas faqes të internetit imamalicenter.se, garat do të mbahen nga data 12 gusht deri më 14 gusht 2016, në pesë kategori – Këndimi i Kur’ani, Tartil, Mësimi Përmendësh i Kur’anit dhe Këndimi i Ezanit  (thirrja për namaz).

Do të jenë dy grupmosha në gara, të rriturit (mbi 16 vjeç) dhe fëmijët dhe adoleshentët (16 dhe më poshtë).

Afati i fundit për regjistrim është data 7 gusht 2016 thonë organizatorët.

Garat kanë për qëllim promovimin e kulturës dhe mësimet Kur'anore, duke identifikuar talentet Kur'anore, dhe rritjen e unitetit në mesin e komuniteteve Kur'anor në Evropën Veriore.

Garat Kur’anore do të shërbejnë si një vend për këndimin e Kur'anit dhe hafizët e Kur’anit të shkëmbejnë përvojat e tyre Kur'anore.

Fituesit e garave rajonale  do të kualifikohen për përfaqësimin e vendit të tyre në edicionin e vitit të ardhshëm të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit që do të zhvillohen në Republikën Islamike të Iranit.

Sipas  Qendrës Islame ‘Imam Ali’ (a.s.) gjatë periudhës së garave, Qendra Islame do të ofrojë seminare Kur'anore për pjesëmarrësit.

Burimi: IQNA News