Kulturë

Muslimanët në të gjithë botën shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Jerusalemit

Muslimanët dhe të tjerët në të gjithë botën, duke përfshirë edhe muslimanët në Iran, dolën në rrugë të premten në mitingje për të shënuar   Ditën Ndërkomëtare të Kudsit-Jerusalemit.

Tubimet janë mbajtur për të përsëritur mbështetjen për çështjen e Palestinës, të tregojnë solidaritet me palestinezët e shtypur, dhe dënojnë mizoritë e kryera nga ana e regjimit sionist të Izraelit.

Në Teheran, në kryeqytetin iranian, qindra e mijëra njerëz morën pjesë në mitingje duke brohoritur parulla në mbështetje të Palestinës.

Sloganet e tyre përfshirë edhe Vdekje Izraelit, Vdekje Amerikës, dhe Izraeli dhe Daesh, aleatë në vrasjen e muslimanëve.

Tubimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit janë mbajtur edhe në 850 qytete të tjera në Republikën Islamike të Iranit.

Demonstruesit theksojnë  se ka ardhur koha që Organizata e Kombeve të Bashkuara të përgjigjet në thirrjet për drejtësi të miliona refugjatëve palestinezë të cilët janë dëbuar nga atdheu i tyre nga ana e regjimit sionist.  

Ata kërkuan për të komunikuar me botën për statusin e vajtueshëm të palestinezëve dhe të shtypjen  nga regjimi izraelit,  për të respektuar të drejtat e palestinezëve.

Protestuesut dogjën flamujt e regjimit sionist të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  mbështetësi  kryesor i regjimit të Tel Avivit.

Dita Ndërkombëtare e Kudsit-Jerusalemit  mbahet çdo vit në xhumanë e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.   

Dita Ndërkombëtare e Kudsit-Jerusalemit është emëruar, përcaktuar, është  trashëgimi nga themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Humejni, (r.a)), i cili zyrtarisht shpalli të xhumanë e fundit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, si Ditën Ndërkombëtare të Kudsit – Jerusalemit që nga viti 1979.

Burimi: IQNA News