Siria

Forcat siriane të rimarrin qytetin strategjik

Forcat qeveritare siriane kanë rifituar kontrollin e plotë të një qyteti strategjik pranë kufirit me vendin fqinjë, Libanin.


    Sipasagjencisë IRIB, të mërkurën, forcat qeveritare rimorrën kontrollin e plotë të qytetit strategjik të Xharaxhir.


    Rimarrja e qytetit u zhvillua pas përleshjeve të rënda midis forcave qeveritare dhe militantëve të përkrahur nga të huajt pranë qytetit Jabrud, ku nisi përleshja.  

 


     Përleshjet janë pjesë e asaj që vendasit e quajnë Beteja për Kalamoun.


      Ditët e fundit, ushtria siriane ka shtuar sulmet e saj mbi militantët që përkrahen nga të huajt përgjatë kufirit me Libanin. Disa burime thonë se sulmet janë një prelud për një ofensivë të madhe në rajon.


     Ndërsa ushtria siriane ka kryer kohët e fundit operacione të suksesshme pastruese në të gjithë vendin, duke iu shkaktuar humbje të rënda militantëve.