Sadik Han uron Ramazanin dhe fton të festojnë Bajramin në Sheshin Trafalgar të Londrës
Kryetari i Londrës Sadik Han në faqen e tij zyrtare të Face Book-ut ka uruar mirëseardhjen e Ramazanit si dhe ka premtuar se Bajramin do ta presin të gjithë së bashku në Sheshin Trafalgar të Londrës.
Eselamu alejkum
Muslimanët si në Londër dhe mbarë botës fillojnë të respektojnë muajin e Ramazanit. Dua të ndaj urimet e mia për një Ramazan të qetë dhe të bekuar.
Ky do të jetë Ramazani im i parë si Kryetarë i Bashkësisë së Londrës dhe mezi pres që ta përdor mundësinë për të sjellur së bashku të gjitha komunitetet në të gjithë qytetin tonë të madh; qoftë në shumë ngjarje bamirësie që do të mbahen në muajin e Ramazanit apo edhe festimin së bashku te Bajramit, në fund të muajit të Ramazanit ne Sheshin Trafalgar.
Fuqia me e madhe e Londrës është diversiteti ynë. Ne jo vetëm që respektojmë njëri tjetrin , por gjithashtu ne nderojmë prejardhjen dhe traditat. Ramazani është koha t’i gëzohemi familjes, miqve dhe muslimanët bëhen një e të hapin iftarin çdo ditë së bashku.
Është koha t’ju ndihmojmë miqve e fqinjëve të cilët janë në nevojë. Nga familja ime tek ju, unë dua të shpreh urimet e mia më të ngrohta. Shpresoj të keni një Ramazan të qetë dhe të bekuar.
Ramadan Mubarak .