Agjërimi është një intervenim kirurgjik pa brisk
Prim. Dr. Vildana Biliq, specialiste e mjekësisë së përgjithshme:
Organizmi
gjatë agjërimit fillimisht i harxhon pjesët e dëmshme, ndërkaq këto janë mugullimet
patologjike... Janë të njohura rastet kur njerëzit janë shëruar prej
karcionomeve me anë të agjërimit, sikur që agjërimi është treguar si mënyrë e
mirë për parandalimin e shumë sëmundjeve.
Agjërimi është kombinim i relaksimit shpirtëror dhe
fizik. Ai është pushim për organizmin, por edhe burim i vitalitetit të tij. Trajnon
durimin, vetëpërmbajtjen dhe e rritë aftësinë perceptuese të mendjes.
Me një fjalë agjërimi është “një operacion i suksesshëm pa brisk” – thotë prim. dr. Vildana Biliq, specialiste e mjekësisë së përgjithshme, me të cilën, me rastin e ardhjes së Ramazanit kemi biseduar rreth asaj se si agjërimi ndikon përgjithësisht në shëndetin e njeriut.
Shumë hulumtime shkencore të universiteteve dhe instituteve mjekësore me nam botëror kanë dëshmuar se përmbajtja nga ushqimi dhe pijet e pastron organizmin nga radikalet e lira të cilat me kalimin e kohës grumbullohen në trupin e njeriut.
Nëna e shëndetit
Mund të thuhet se agjërimi është po aq i vjetër sa edhe
vet njeriu. Për mirësitë e agjërimit ka folur edhe Hipokrati, i cili madje edhe
vet kishte agjëruar, pikërisht për shkaqe shëndetësore.
Për atë se sa ka qenë i befasuar me ndikimin e agjërimit, ndoshta më së miri flet fakti se ai është i pari që ka shkruar një udhëzim për agjërimin. Në fakt, porosia kryesore e misionit të tij është që të shërohemi me agjërim në vend të barërave.
Sipas tij, uria është nëna e shëndetit, ndërkaq të
tepruarit me ushqime dhe ngopshmëria është nëna e sëmundjeve – thotë Biliq.
Bashkëbiseduesja e jonë thekson se në ditët tona shumë
klinika të njohura në perëndim, si metodë për shërimin e disa sëmundjeve, e
rekomandojnë pikërisht përmbajtjen nga ushqimi dhe pijet.
Kur bëhet fjalë nga aspekti medicinal funksioni themelor
i agjërimit është pastrimi i organizmit. Me këtë rast mendoj për secilën pjesë
të trupit, veçmas për gastrosistemin – mëlçinë, e cila është laboratori kryesor
në organizmin e njeriut, përmes të cilës lirohen të gjitha toksinat, të cilat
mandej largohen nga organizmi përmes traktit urinar dhe digjestiv. Agjërimi ndikon
mirë edhe në pankreas i cili gjatë këtij muaji “pushon”. Te personat e
stërngopur ajo duhet të punoj pa u ndalur , për të prodhuar sasi të mëdha të
insulinës. Me këtë rast organizmi sfilitet, ndërkaq në një mënyrë njeriun e
shpie në diabet. Pra duke agjëruar e parandalojmë edhe këtë sëmundje. Gjatë
agjërimit relaksohen zemra dhe veshkët, ndërkaq kontrollohet edhe obeziteti –
sqaron dr.Biliq.
Lirimi nga yndyrërat
Ajo që është me rëndësi të theksohet është se njeriu
gjatë agjërimit fillon të ushqehet me rezervat e deponuara, ndërkaq këto
rezerva janë të pranishme në të gjitha indet.
Fillimisht organizmi fillon të lirohet nga ajo që është e
dëmshme për të. Procesi zhvillohet sipas rendit të përmbysur për nga rëndësia,
andaj fillimisht lirohen yndyrërat, ndërsa më pastaj tepricat e gjithë
përbërësve të tjerë. Pra organizmi gjatë agjërimit së pari i shpenzon pjesët e
dëmshme, siç janë mugullimet patologjike, indet e sëmura, tumorët. Janë të njohura rastet kur njerëzit janë
shëruar prej karcionomeve me anë të agjërimit, sikur që agjërimi është treguar
si mënyrë e mirë për parandalimin e shumë sëmundjeve – thekson prim. Dr. Biliq.
Bashkëbiseduesja e jonë konkludon, se përveç te disa lloje të karcionomeve, agjërimi ndihmon edhe te një listë e tërë e sëmundjeve dhe gjendjeve siç janë: alergjitë, ekcemet, aknet, obeziteti e tj. Agjërimi i baraspeshon hormonet, stabilizon sistemin nervor dhe i parandalon sëmundjet kardiovaskulare.
Agjërimi e zgjatë jetën
Përparësit e agjërimit janë:
1. Bënë resetimin e organizimit
2. I shton potencialet energjetike të trupit
3. E forcon sistemin imunitar
4. E përshpejton procesin shërues.
5. Ripërtërinë qelizat e gjakut
6. Përshpejton metabolizmin
7. E përmirëson fjetjen
8. A kthjellon të pamurit/shikimin
9. E nxitë produktivitetin fizik
10. E përmirëson gjendjen emocionale të njeriut
11. E zgjatë jetën
Durimi dhe përmirësimi i mbamendjes
Gjatë agjërimit agjëruesi bëhet më:
1. Durimtar
2. Mëson vetëpërmbajtjen
3. E kthjellon mendjen në kuptim të mirëuptimit për të tjerët.
4. E përmirëson mbamendjen.