Irani është në krah të popullit palestinez
Kryetari i Iranit Hasan Ruhani në ditën e sotshme të shënimit të Kudsit ka akuzuar fuqitë perëndimore se duan të shfrytëzojnë dallimet në mes myslimanëve sunit dhe shiit që të tërheqin vëmendjen nga konflikti izraelito-palestinez, ka lajmëruar televizioni shtetëror iranian. Komentimet e Ruhanit kanë ardhur gjatë kohës kur qindra mijëra iranian janë tubuar në ditën e shënimit të Kudsit(Jerusalemit) për të protestuar kundër Izraelit gjatë gjithë vendit për të shprehur mbështetjen rezistencës palestineze.
Ata kanë thirrur slogane “Vdekje Izraelit” dhe kanë kallë flamuj izraelit.
“Arroganca globale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saja duan të krijojnë përçarje në mes myslimanëve. Uniteti është e vetmja rrugë që të ripërtërihet stabiliteti në rajon”, ka deklaruar Ruhani.
Irani gjithmonë do të qëndrojë në mbështetje të popullit palestinez të përvuajtur. Kundërshtimi kundër Izraelit, të cilin Irani kategorikisht refuzon të njoh atë, është gurë themel i politikës së jashtme iraniane pas fitimit të Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979. Irani i mbështet grupet palestineze dhe libaneze të cilët kundërshtojnë arritjen e paqes me Izraelin.
“Regjimi sionist, Izraeli, është bazë rajonale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arrogancën e saj globale. Jo uniteti dhe jo harmonia mes myslimanëve dhe grupet terroriste në rajon kanë larguar vëmendjen nga çështja kryesore, thelbësore në Lindjen e Afërt, e që është Palestina”, ka thënë Ruhani.