Erdogani e lut Putinin të takohet në Rusi
Kryetari turk Erdogani është i gatshëm të takohet me kryetarin rus Putinin edhe para Samitit të G-20 i cili do të mbahet në shtator të këtij viti, ka deklaruar ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu. Në takimin me ministrin rus të punëve të jashtme Sergej Lavrovin është bërë fjalë edhe për çështjet rajonale, energjetikë, tregti dhe vendosjen e kontakteve në nivelin më të lartë. Kemi biseduar për çështjet bilaterale dhe si të rikthejmë marrëdhëniet në nivelin paraprak. Ishte një bisedë konstruktive, ceku ministri turk Çavushogllu.
Duke komentuar situatën në Siri, Çavushogllu ka thënë se ajo nuk premton shumë, por është e nevojshme puna e përbashkët në zgjidhjen politike të saj dhe pikërisht për këtë shkak bisedimet ndër siriane duhet të vazhdojnë sa më parë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. “Situata reale në Siri ka shumë pasoja, terrorizmi dhe situata humanitare. Për fat të keq, situata në Siri nuk premton , por në rast se do të punojmë bashkërisht dhe në rast se armëpushimi do të jetë stabil, situata humanitare do të jetë edhe më e mirë”, ka deklaruar Çavushogllu para gazetarëve pas takimit me kolegun rus Lavrovin.
“Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje . Për atë bisedimet në Gjenevë duhet të vazhdojnë në një afat kohor sa më të shkurtër. Jemi pajtuar që në një koordinim të afërt me Rusinë të vazhdojmë me ndihmën humanitare dhe sfidave eventuale tjera që do të na paraqiten në Siri”, ka shtuar Çavushogllu. Ministri turk i punëve të jashtme ka thënë se nuk beson së në mes Rusisë dhe Turqisë ekzistojnë dallime në vlerësime lidhur me grupet opozitare dhe terroriste, por në rast se ekzistojnë, për atë duhet biseduar.
“Është rastësi e mirë edhe normalizimi i Rusisë me Izraelin. Ajo është çfarë dëshirojmë të gjithë fqinjëve tanë”, ka thënë ai gazetarëve. Jam i kënaqur që arritëm të normalizojmë marrëdhëniet tona me Rusinë”, ka përfunduar Çavushogllu.
Burimi: Sputnik News