İran

Zarif: Kërcënimet ushtarake për iranianët janë të kota

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif tha se prania e e madhe, e miliona njerëzve në rrugë në mbështetje të Revolucionit Islamik dëshmon se gjuha e kërcënimit nuk ka asnjë ndikim tek populli i Iranit.

 

     Në një intervistë gjatë tubimeve masive të njerëzve që festonin fitoren e Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Teheran, të martën, Muhammed Xhevad Zarif hodhi poshtë retorikën e Perëndimit që veprimet ushtarake mund të përdoren kundër Iranit nëse negociatat mbi programin paqësor të energjisë bërthamore të Teheranit provohen si të pafrytshme.


     Mbështetja më e madhe për [Iranin] e ekipit negociator bërthamor është prania e njerëzve në vendin e ngjarjes , tha Zarif, duke komentuar mbi ndikimin e tubimit në bisedimet bërthamore midis Teheranit dhe gjashtë fuqive.


    Zarif vuri në dukje se tubimi masiv ka portretizuar mesazhin se askush nuk mund të imponojë asgjë për këta njerëz të Iranit.


     Miliona njerëz morën pjesë në demonstrata në mbarë Iranin për të shënuar, përkujtuar, fitoren e Revolucionit Islamik, i cili i dha fund sundimit monarkist të regjimit Pahlavi i përkrahur nga SHBA.


      Duke marrë pjesë në mitingje, demonstruesit riafirmuan besnikërinë e tyre ndaj idealeve të Revolucionit Islamik, ndaj Ajetullah Ruhullah Homeinit, themeluesi i Republikës Islamike.


       Duke iu drejtuar popullit në mitingun masiv gjatë ditës, presidenti i Iranit, Hassan Rouhani  e përshkroi retorikën e kërcënimit ndaj kombit iranian si  të pa vlerë dhe fëminore.


      Në emër të popullit të Iranit, deklaroi me një zë të qartë se  kërcënimi ndaj popullit të Iranit është pa vlerë dhe fëminorë. Populli  ynë gjatë 35 viteve të fundit ka rezistuar kundër kërcënimeve të ndryshme nga ana e armikut dhe ka arritur fitoren , tha ai.


       Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së - Rusia, Kina, Franca, Britania, SHBA - plus Gjermania janë duke planifikuar të mbajnë raundin e ardhshëm të bisedimeve në Vjenë më 18 shkurt.


    Takimi është vazhdim në dritën e zbatimit të një marrëveshjeje të përkohshme bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore të cilat u zhvilluan në qytetin zviceran të Gjenevës, më 24 nëntor 2013.