Dita e Kudsit – Jerusalemit e vetmja mënyrë për të bashkuar Botën Islame
Ambasadori i Iranit në Kuvajt, Aliriza Enajati tha se themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Humejni kërkonte të bënte për të Beit-ul-Mukadddas-in një çështje të gjallë në mendjet e kërkuesve të lirisë.
Aliriza Enajati i bëri këto komente në një ceremoni gjatë iftarit ku merrnin pjesë disa parlamentarë arabë, anëtarë të Shoqatës të Miqësisë Iran-Kuvajt, personalitete, zyrtarë shoqëror, dhe ambasadorë të vendeve Islamike në Kuvajt.
Ai vazhdoi duke thënë se iniciativa e Imam Humejnit për të shpallur të Xhumanë e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Dita Ndërkombëtare e Kudsit-Jersulamit me synim të shdërrimit, çlirimit të Kudsit-Jerusalemit, vendit të shenjtë, nga një çështje e vogël të bëhet një shqetësim global.
Përfaqësuesi tha se ringjallje e çështjes së Kudsit-Jerusalemit duhet të ketë një rol kryesor në realizimin e konvergjencës dhe solidaritetit në Botën Islame.
Dita e Kudsit – Jerusalemit është konsideruar si një mënyrë e vetme për të bashkuar Botën Muslimane, kjo nuk është një slogan i thjeshtë, për më tepër është një angazhim fetar, sjellje morale dhe njerëzore, shtoi ai.
Çdo vit në të Xhumanë e fundit të muajit të shenjtë musliman të Ramazanit, protestat në mbarë botën janë mbajtur për të përkujtuar rezistencën e popullit palestinez kundër Izraelit dhe luftërat e tyre për të çliruar territoret e tyre të cilat janë të pushtuara nga Izraeli për dekada të tëra.
Miliona demonstrues pro-palestinezë, përfshirë muslimanët dhe jo-muslimanët, dalin në rrugë për të denoncuar krimet e Izraelit kundër popullit të Palestinës.