Kryetari i Mexhlisit, Kuvendit, të Iranit, Ali Larixhani: Thirrje për strategji të unifikuar në shtetet muslimane
Kryetari i Mexhlisit, Kuvendit të Iranit, Ali Larixhani tha të mërkurën se shtetet muslimane duhet të ndjekin strategji të unifikuar.
Duke folur për ambasadorët e vendeve muslimane, Ali Larixhani tha se për fat të keq, shkalla e krijimit të tensionit është shumë herë më e madhe se përpjekjet për zgjedhjen e saj.
Ai tha se sionistët përfitojnë kryesisht nga tensionet e krijuara në rajon.
Ai tha se përdorimi i terroristëve si instrument është një gabim strategjik dhe shtetet myslimane duhet të shkojnë me një strategji të unifikuar dhe për të shmangur dallimet dhe çështjet sektare.
Ai shtoi se Mexhlisi – Kuvendi i Iranit do të mbështesë çdo përpjekje që do të përkrahë unitetin e muslimanëve dhe fitoren e shtetit palestinez.
Ai tha se dyert Mexhlisit të Iranit janë të hapura për të gjitha shtetet muslimane dhe Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare të Mexhlisit janë të përgatitur mirë për bashkëpunim me vendet muslimane për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohet Bota Islame dhe për të ndihmuar popullin palestinez.