Kulturë

Shumë aspekte shpirtërore qëndrojnë në muajin të shenjtë të Ramazanit

Veprimtaria e muslimanes nga Kenia ka theksuar përgjegjësi të rëndësishme të nënave në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Naznin Kerim, një veprimtare muslimane nga Kenia, në një intervistë ekskluzive me Shoqatën Global të Grave Muslimane  foli  mbi rëndësinë dhe  përgjegjësinë e nënave gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, njoftoi Agjencia e Lajmebe Taqrib News (TNA).

Gjëja më e rëndësishme për fëmijët tanë është që së pari të kuptojnë se pse ne  agjërojmë dhe aspektin shpirtëror të Ramazanit dhe nuk  duhet ta bëjmë agjerimin si ritual, duke u kujdesur vetëm në lidhje me ushqimin. Ka shumë aspekte shpirtërore ky muaj  të cilat janë harruar shpesh,  ka përkujtuar ajo.

Kjo nënë e katër fëmijëve tha se ajo dëshiron  për të inkurajuar fëmijët e saj  për të mësuar dy ose tri ajete të Kur'anit  në ditë në gjuhën angleze dhe të përpiqet të bëjë një shprehi për të mësuar  dua, lutje të përditshme dhe kuptimin e tyre, Insha'Allah. Agjërimi nuk është vetëm që të përmbahemi nga ushqimi dhe uji, por edhe nga të gënjyerit, mashtrimit, thashethemet ndër të tjera dhe të kemi saber, durim.

Kryetarja e Rrjeti i Motrave – Ehl ul Bejtiti”  (ABSN) thotë se nënat kanë një përgjegjësi të rëndësishme në këtë muaj. Ato duhet të sigurojnë fëmijëve  që të zgjohen për namaz  dhe syfyr , dhe të përgatisin  ushqim të shëndetshëm.    Nga  prindërit pritet gjithashtu për të kryer disa punë bamirësie gjatë këtij muaji.

Naznin Kerim flet për mediat sociale si një sfidë shumë të madhe për familjet dhe të rinjtë në ditët e sotme. Ajo beson se nënat duhet të kufizojnë humbjen e kohës së fëmijëve të tyre me rrjetet sociale duke i mbajtur ata të zënë me punë të tjera ose ndoshta edhe për t’i sjellur në një hobi të ri për t’i marrë në xhami apo në qendra islame. 

Rreth të ndjekurit të gjurmëve të Ehl ul-Bejtit (a.s.) në edukimin e fëmijëve, ajo thotë se Udhëheq me shembull. Praktikoni atë që predikoni.

Kjo veprimtare islamike vazhdon  të thotë  se gjëja e parë është që ne, nënat   duhet të jemi modele për ata, të marrim sa më shumë mësime që mund të marrim nga të pastërtitë tonë  dhe të shenjtë  të Ehlul-Bejtit (a.s.), por ne duhet të mësojmë dhe të zbatojmë ato në jetën tonë.  Ka shumë mësime dhe shembuj nga jeta e tyre që mund t’i marrim, por ne duhet t’i zbatojmë  në jetën tonë  dhe jo vetëm t’i mësojnë  si një mësim teorik.

Naznin Kerim thotë se librat dhe mjetet vizuale janë gjithashtu shumë të rëndësishme për fëmijët e vegjël për të bërë mësimin më tërheqës, më të dashur, si një pjesë të jetës së tyre dhe integrimin e arsimit në jetën normale.

Për sa i përket muajit Ramazan ajo beson se ndërveprimet sociale dhe toleranca janë  shumë të rëndësishme gjatë këtij muaji. Sipas udhëheqësve tanë fisnike, Ehl ul-Bejtit (a.s.) nënat duhet të ndjekin këto pika në rritjen e fëmijëve të tyre:

 • Frika dhe dashuria e Allahut për të mbajtur fëmijët larg nga harami sa më shumë të jetë e mundur për të kujtuar Allahun vazhdimisht dhe kemi besim në të.

 • Merrni mësime nga Kur'ani i Shenjtë për respektin ndaj grave dhe mbulimin e tyre me shami  dhe për të respektuar të gjitha krijesat e Allahut pa marrë parasysh se nga ata vijnë  ose se kush janë ata.

 • Duke qenë një musliman vjen me përgjegjësi dhe është një pjesë përbërëse e jetës së përditshme dhe jo vetëm disa praktika të rastit.

 • Udhëheq  me shembull për të ruajtur mesazhin e pacenuar të Ehl ul-Bejtit (a.s.) - për të besuar në fshehtësi dhe për t’u përgatitur për  Imam Mehdiun dhe për të përcjellur çështjet aktuale dhe politike. 

 • Gjithmonë  për të kërkuar dituri pa marrë parasysh se në çfarë moshe je, ne duhet të njohim të drejtat tona dhe duhet t’i mbrojmë të drejtat e saj dhe të tjerëve përreth saj për të respektuar burrin e saj dhe të mos kërkojë shumë dhe të kemi durim.

Ajo  e përfundon këtë intervistë me një ajet nga Kur'ani i Shenjtë:

“Nuk ka dyshim se për muslimanët, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut , All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (Kur’an, S.33: 35)

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Global Association of Moslem Women