Pajtimi i Turqisë me Izraelin është turp i historisë
Ata të cilët kanë nënshkruar këtë marrëveshje, do të dënohen në gjykatën e Zotit. Më mirë do të ishte që edhe unë të martirizohesha në atë anije se të prisja këtë ditë që ta shikojë marrëveshjes me regjimin sionist. /thekson e trishtuar Petin Topçuoglu
Qytetarët turq për shkak të vrasjes së palestinezëve në gaza dhe për shkak të sulmit të ushtrisë sioniste kundër anijes me ndihma humanitare për Gazën, kanë urrejtje të madhe kundër regjimit sionist.
Në vitin 2010 në sulmin e ushtrisë sioniste kundër anijes Marmara me ndihma humanitare për në Gaza, u vranë 9 shtetas të Turqisë dhe u plagosen disa të tjerë. Dita më parë gazet islamiste Meli Gazete e Turqisë në një shkrim me titull Mos u bëni vegël për sigurimin e interesave të regjimit sionist, ka shkruar: Kohëve të fundit po publikohen materiale për nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të Turqisë me regjimin sionist.
Agjencia e lajmeve Anatoli planin e transportit të gazit nga lindja e Detit Mesdhe nëpërmjet territorit të Turqisë në Evropë, e ka quajtur fitore-fitore mes Ankarasë dhe Tel Avivit. Kjo gazetë ka dënuar ashpër veprimet e përkrahësve të zgjerimit të bashkëpunimeve ekonomike me regjimin sionist dhe ka theksuar se të gjithë po shikojnë përfitimet materiale të këtij plani, por nuk po flasin asgjë për ndikimin negativ të këtij plani në marrëdhëniet rajonale të Turqisë.
Ky plan synon vetëm garantimin e sigurisë së regjimit sionist. Përveç kësaj, disa media turke kanë thënë se pajtimi i Turqisë me regjimin sionist është e diela e zezë dhe kanë shkruar se kjo marrëveshje është turp i madh në historinë e Turqisë.
Për këtë çështje kanë reaguar edhe familjarët e viktimave të anijes Marmara dhe bashkëshortja e Petin Topçuoglu, ka dënuar ashpër këtë marrëveshje dhe ka thënë: Ata të cilët kanë nënshkruar këtë marrëveshje, do të dënohen në gjykatën e Zotit. Më mirë do të ishte që edhe unë të martirizohesha në atë anije se të prisja këtë ditë që ta shikojë marrëveshjes me regjimin sionist.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Fondacioni i të Drejtave të Njeriut dhe i Ndihmave Humanitare të Turqisë i cili ishte organizator i dërgimit të anijes Marmara për në Gaza. Kë fondacion me anë të një deklarate, ka theksuar se historia na tregoi neve se regjimi sionist kurrë nuk zbaton premtimet dhe nuk ka sinqeritet fare në respektimin e ligjeve ndërkombëtare.
Në këtë deklaratë thuhet se një prej kushteve të Turqisë për përmirësimin e marrëdhënieve me regjimin sionist ishte heqja e bllokadës kundër Rripit të Gazës, mirëpo në marrëveshjen e re kjo është përmendu vetëm se mënjanim i kufizimeve.