Kosova

Tezat shkencore të studiuesëve dhe historianëve kundër logjikës iracionale antihistorike të Ramush Haradinajt Antiteza antihistorike iracionale e Ramush Haradinajt

           Tezat  shkencore të studiuesëve dhe historianëve gjatë kohës

“Kalimi në Islam bëri diferencimin midis popullatës deri atëherë vëllazërore serbe dhe shqiptare, në këtë mënyrë shqiptarët me përfaqësimin e islamit i shpëtuan sllavizimit.”

                                                                                         Sima Çirkoviq

“Po të mos kishte qenë Islami, populli shqiptar do të kishte qenë popull më i madh me numër në Ballkan, por jo edhe shqiptar.”

                                                                                             Faik bej Konica

“Myslimanizmi ka shpëtuar pjesët më të rëndësishme të kombit tonë nga asimilimi, ka hedhur urat lidhëse atje ku rivaliteti ortodokso-katolik zgjeronte e thellonte hendeqet ndarëse midis shqiptarëve. Duhet t’i falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë.”

                                                                                                    Abdi Baleta

“Eksperienca e pesë shekujve ka vërtetuar se bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Perandorinë Osmane formon shansin e vetëm të shpëtimit të tyre, sepse nuk cenon as mendimet kombëtare, as gjuhën dhe as traditat e tyre, nuk transformon karakterin e tyre si popull dhe nuk kërcënon ekzistencën e tij nga pikëpamja e racës dhe kombësisë.”

                                                                                                     Pashko Vasa

“Nuk mund të harrojmë se Serbia e ka shqyer nga trupi ynë pjesën më të çmuar të vendit tonë, Kosovën. Për çdo ditë marrim ankesa mbi shqetësimet , të cilave u janë nënshtruar vëllezërit tanë në Serbinë e Re. Serbët nuk duhet të harrojnë se për të gjitha pushtimet që ua solli viti i luftës ata na detyrohen neve. Me kryengritjet tona kundër xhonturqëve ne i kemi përgatitur sukseset e tyre dhe nëse ne të mos ishim mashtruar nga premtimet e rrejshme të serbëve dhe nëse do t’ua mohonim turqve ndihmën tonë në luftë, serbët jo aq lehtë do të fitonin lavd dhe plaçkë lufte. Ata jo aq lehtë do të kishin ardhur nëpër Kosovë në Adriatik.”

                                                                                Hasan Prishtina

“Në kohën kur shqiptarët ishin pa shtet, pa kishat e tyre, pa traditë kulturore, pa shkolla, të rrethuara nga Bizanti në një anë, nga shteti Serb në anën tjetër, nga Venediku në anën bregdetare, në këto rrethana nuk ka pasur fare gjasa të ekzistonte si komb, me depërtimin turk në Ballkan, me shkatërrimin e Bizantit, shtetit Serb si dhe dezorientimin e kishave të tyre, pengohet asimilimi i shqiptarëve nga elementet e lartpërmendura”.

                                                                                 Hasan Kaleshi

“Kështu që gjatë vendosjes së sundimit të tyre në Ballkan , osmanët duke iu përmbajtur parimeve islame nuk e praktikuan imponimin  e dhunshëm të Islamit e as imponimin e dhunshëm etnik”.

                                                                 Gazmend Rizaj

“Sulltan Hamiti, që Kosovën e quante xhevahiri më i çmuar në gjerdanin e Perandorisë Osmane”.

                                                                  Rexhep Qosja

“Civilizimi islam ka qenë faktori kryesor i qenies kombëtare shqiptare, faktori që e përcaktoi dhe e përkufizoi arealin e Shqipërisë etnike gjatë shek. XV-XVIII-të, që i dha emrin kombëtar popullit dhe atdheut, shqiptar e Shqipëri”

                                                                  Muhamed Pirraku

“Trashëgimia osmane, duke përfshirë edhe trashëgiminë e islamit është diçka që u takon popujve të tërë Ballkanit, ta hedhësh poshtë atë si të “huaj” është historikisht po aq absurde sa do të ishte edhe absurde për irlandezët që ta flakin gjuhën angleze si të huaj”.

                                                                   Noel Malkolm

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}