Amerike

Udhëheqësit muslimanë në Xhaminë e Washingtonit: Ne besojmë se Muhammed Ali ishte një dhuratë nga Allahu

Në një xhami historike,  afrikano-amerikanët musliman në Washington, D.C., në kryeqytetin amerikan, udhëheqësit muslimanë e përkujtuan Muhammed Aliun jo si një legjendë e boksit, por si një shembull i rëndësishëm musliman.

Në xhaminë e Muhammedit  - një vend i rëndësishëm i adhurimit në historinë  muslimanëve  afrikano-amerikanë - Muhammad Ali  është përkujtuar  si një frymëzues i besimit dhe një katalizator në rritjen e Islamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne nuk do të ishim në gjendje për të arritur,  për të shtuar, për të ndërtuar  komunitetin musliman në Amerikën e Veriut, pa ndihmën e udhëheqësve si Muhamed Ali. Ai ishte një urë mes afrikano-amerikanëve muslimanëve dhe muslimanët që vijnë nga vende të ndryshme si emigrantë, ka thënë Sejjid Sejjid, drejtor i  Shoqërisë Islamike të Amerikës së Veriut, që është organizata më e madhe  Islame në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Udhëheqësit amerikanë muslimanë u mblodhën në xhami që e quajnë  Xhamia e Kombit -Themeluar në lagjen Shaw, në Washington,  D.C. në vitin 1937 nga lideri i ‘ Kombit të Islamit’  Elijah Muhammedi,  më vonë këshilltar i  Muhammed Aliut.

Kjo është xhami, sigurisht një vend i përshtatshëm, ky është një komunitet 80-vjeçare, ka thënë Imam Talib Sharif, kryetar  i Mesxhidit, Xhamisë së Muhammedit Ne ishim grupi i parë i muslimanëve që e ngritëm  lartë  flamurin amerikan dhe Muhammad Ali  ishte  së bashku me ne, shtoi ai.

Udhëheqësit muslimanë e lavdëruan Muhammed Aliun për besimin e tij të palëkundur dhe humanizmin e tij.  

Ai ishte një ambasador i Amerikës në botë, ai ishte një ambasador i muslimanëve amerikanë në Amerikë, ai ishte një ambasador i humanizmit, tha Rizwan Xhaka, kryetar i Këshillit të Shoqatës Muslimane.

Ne besojmë se Muhammed Ali ishte një dhuratë nga Zoti, jo vetëm për muslimanët, por për botën, tha Nihad Avad, drejtor ekzekutiv kombëtar i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Washingtom News