Përmendorja e Carit serb është provokim i radhës për kosovar
Përmendorja e figurës kombëtare të Serbisë, Car Llazari, ka zënë vend në qendër të veriut të Mitrovicës dhe se ky ishte propozim i asamblistëve të Listës Serbe.
Vendosja e këtij busti ka ndodhur teksa institucionet e Kosovës nuk kanë dalë me ndonjë vendim, i cili do të lejonte apo kundërshtonte vendosjen e tij.
Vendosja e kësaj shtatoreje është kundërshtuar nga asamblistët shqiptarë dhe boshnjakë.
Ky monument i krijuar me paratë e shtetit serb, është 7.5 metra i lartë e mbi shtatë tonelata i rëndë, ndërsa gishtin tregues të dorës së majtë e ka të drejtuar kah jugu, ku është Gazimestani, vendi i betejës së Kosovës, e ku aleanca ballkanike në krye me Llazarin humbi ndaj Perandorinë Osmane. Në këtë betejë Llazari e gjeti vdekjen.
Kjo përmendore përurohet me ceremoni shtetërore të Serbisë, ditën e marte, derisa serbët në veri janë të ngazëllyer për ardhjen e kësaj përmendore.
Asamblistët shqiptarë të Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, kanë thënë se përmendorja e Carit serb është provokim i radhës.