Përurohet Ekspozita e Kur’anit në Dehradun, Indi
Guvernatori KK Paul përuroi një ekspozitë dy-ditore, të shtunën me titull Kur'ani i Shenjtë në Pasqyrën e Artit Kaligrafik, të organizuar nga Shoqata Tasmia e Arsimit dhe Mirëqenies Sociale e Indisë në Dehradun.
Ekspozita përmban Kur’anin e shkruar në gjethe të palmes, lëkurë dhe pllaka të gurit, botuar së pari në 'Kur’anin Satranga në Indi (publikuar më 26 janar, 1907), Kur'ani më i vogël, një Kur'an i shkruar nga Aurangzeb dhe kopje të ndryshme të lashta të Librit të Shenjtë të punuara artistikisht me me kaligrafi elegante.
Pali tha në muajin e shenjtë të Ramazanit, ekspozita është një thesar kombëtar dhe një koleksion unik. Një bukuri e tillë e kaligrafisë artistike nuk mund të shihet në asnjë gjuhë tjetër të botës.
Ai e përgëzoi Dr. S Farukun, kryetar i Shoqatës Tasmia, dhe tha se thesari duhet të pasurohet më tej, pasi ai do të mbajë gjallë kulturën dhe qytetërimin e lashtë dhe do të mësojë më shumë brezin e ri.
Guvernatori shtoi se ekspozita ishte unike sepse kishte disa disa vepra arti që nuk mund të shihen edhe në muzetë më të mëdha të vendit.
Ai përshëndeti të gjithë të pranishmit e agjërueshëm, ju uroj muajin Ramazan dhe u lut për paqe dhe harmoni.
Burimi: Tribune India