Ekspozitë në Katar: “Krijimi i Njeriut në Kur’anin e Shenjtë”
Ekspozita e katërmbëdhjetë duke u fokusuar në trupin e njeriut dhe me titull Krijimi i Njeriut në Kur’anin e Shenjtë, është hapur në Fshatin Fondacioni Kulturor -Katara në Katar.
Ditët e muajit të Ramazanit po kalojnë dhe në ekran në ndërtesat Katara- 18, 19, 13, 22, dhe 23, ekspozita u hap nga drejtori i përgjithshëm Dr. Halid bin Ibrahim el-Sulaiti.
Ekspozita do të përqëndrohet në organe të veçanta të njeriut të tilla si zemra, sytë, dhëmbët, arteriet e gjakut, kockat dhe shenjat e gishtave, raportoi të GTimes.
Për më tepër, ekspozita identifikon funksionet e secilit organ të njeriut ndërsa qëndron aty një ajet nga Kur’ani i Shenjtë, duke i identifikuar mrekullitë e Allahut në krijim e njeriut.
Ekspozita të tjera për dhëmbët, lëkurën dhe të ushqyerit gjithashtu do të mirëpresin vizitorët në Katara gjatë Festivalit të Ramazanit.
Dr. Halid bin Ibrahim al-Sulaiti shpjegoi se ekspozita ofron një teknikë të veçantë dhe interaktive.
Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin organet njerëzore të paraqitur në një perspektivë 3D nëpërmjet instalimit të një aplikimi cellular të quajtur Augment, i cili mund të shkarkohet në smartfon.
Ekspozitat synojnë për një shpjegim të thjeshtuar të organeve njerëzore, sidomos për fëmijët. Një numër i ekspertëve profesional dhe mjekësorë do të jenë në dispozicion për të bashkëvepruar me publikun dhe do të ofrojë këshillat mjekësore më të mirat dhe më të fundit.
Ekspozita, po mbahet në bashkëpunim me Qendrën Mjekësore Al Nasim dhe Qendrën Mjekësore Tadavi dhe do të jetë e hapur çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit nga ora 9 deri në ora 13, dhe në mbrëmje nga ora 19-të deri në mesnatë.
Ekspozita përfshinë edhe shfaqje të tjera si filma, teatër, filma dokumentarë për trupin e njeriut dhe organet e tij, që do të shfaqen në amfiteatër nga ora 19-të deri në 23:30.
Aktivitete të tjera përfshijnë seminare për të krijuar skulptura me qiri.Për më tepër, në Katara do të shtrohet Iftarit për çdo natë së bashku me Al Mesahar dhe aktivitetet festive, ligjërata Islame, punëtori interaktive dhe ekspozita informative.
Burimi: IQNA News