Bosna Hersek

Çdo i katërti ushtar boshnjak i ISIS-it , me dosje të rëndë kriminelen Bosnje

Çdo i katërti person nga vullnetarët boshnjak që vajtën në luftë në Siri e Irak mbetën të vrarë që nga viti 2012 deri sot.

Sipas gjetjeve të Agjencisë Vendore të Sigurisë, siç thuhet në studim, një numër i konsiderueshëm i këtyre njerëzve vdiqën në llogaritë e njëri-tjetrit,  jo duke luftuar në betejë kundër forcave të presidentit sirian Bashar al-Asad.

Të dhënat e policisë së Bosnje Hercegovinës tregojnë se më shumë se një e katërta e burrave dhe grave para se të shkojnë në Siri dhe Irak  kanë jetuar në komunitetin Selefij si në fshatin  Maoče Epërme, Dubnica, Liješnica dhe Bocinja

Për më tepër, autorët pohojnë se të paktën një e katërta e njerëzve që udhëtonin për në Siri dhe Irak më parë janë dënuar për krime ose kishin të dhënat të kqija në polici.

Krimet më të zakonshme të këtyre ushtarëve që rekrutuan në luftë për në Siri, janë mashtrim, lëndim trupor, vjedhja e rëndë, ngacmimi, nxitje të urrejtjes racore dhe fetare, përçarje ose mosdurim, prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të drogave, grabitje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, falsifikim të dokumenteve, dhunës në familje, mbajtje pa leje e armëve dhe eksplozivëve, përpjekje për martesën me një të mitur.

Personat të cilët shkuan në fushëbetejat e huaja, zakonisht udhëtoi me aeroportin ndërkombëtar të Sarajevës, kryesisht në Stamboll dhe më pas për në Gaziantep dhe Hataj.