Kulturë

Është paralajmëruar ekspozita e madhe e Kur’anit në SHBA

Ekzemplarët e Kur’anit të cilët datojnë nga shek. VIII-të gjer në shek. XVII-të do të ekspozohen në Smithsonian në bashkëpunim me Turqinë. Më shumë se 60 ekzemplarët e Kur’anit do të jenë pjesa e parë e ekspozitës së madhe të librit të shenjtë të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila në fund të vitit do të organizohet në galerinë e institutit Smithsonian.

Ekspozita” Arti i Kur’anit”, të cilin galeria Arthur M.Sackler e organizon në bashkëpunim me Muzeun e artit turk dhe islamik të Stambollit, do të jetë e hapur me 14 tetor dhe do të zgjas gjer më 20 shkurt 2017. Shumë ekzemplarët e Kur’anit nga bota arabe, Turqia, Irani dhe Afganistani do të jenë të ekspozuar jashtë Turqisë për herë të parë.

“Kjo ekspozitë është rasti unik që të shihen ekzemplarët e Kur’anit me prejardhje të ndryshme, të formateve dhe stileve, që të mund të çmohej fuqia dhe bukuria e kaligrafisë”, ka deklaruar Massumeh Farhad, përgjegjësja kryesore e galerisë Freer and Sackler pran Smithsonian. “Edhe pse teksti i çdo ekzemplari i Kur’anit është identik, aftësia dhe shkathtësia e artistëve e ka transformuar në vepër unikate”, ka thënë ajo.

Ekspozita”mundëson rastin unik vizitorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vlerësojnë artin e kaligrafëve mysliman gjatë një mileniumi, në rajonet që nga Afrika Veriore e gjer në Afganistan”, ka thënë Julian Raby, drejtori i galerisë Arthur M. Sackler.