Piloti amerikan e përqafoi fenë Islame në Turqi
Një pilot nga Forcat Ajrore Amerikane në bazën ajrore Inçirlik në Turqinë jugore e përqafoi fenë Islame.
Gazeta e përditshme Arabia Daily, Ajel, ka lëshuar së fundmi një video që tregon se si një pilot amerikan, i quajtur Petrie, u konvertua në Islam.
Në video, postuar në versionin online të së përditshmes, ushtari amerikan, pilot, e shqiptoi Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin) , detyrën e parë të Islamit, me ndihmën e një ushtari nga forcat ajrore saudite.
Ajel tha se video u xhirue në një xhami të vogël në Bazën Ajrore Amerikane, në Incirlik, ku jetojnë rreth 5.000 amerikanë.
Në fund të videos, ushtarët sauditë janë parë duke e përqafuar Petrie pasi ai e zgjodhi besimin Islam.
Burimi: World Bulletin