Veteranët rrezikojnë shtetin përgjegjësit duhet mbajtur Agim Çeku dhe Faik Fazliu
“Nuk dimë çfarë të bëjmë…”, ngrit supet ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti derisa me gjysmë zëri flet për numrin rekord të veteranëve të luftës së UÇK-së. Ai është në hall se si ti siguroi afro 100 milionë euro në vit për ti paguar “pensionet” e ish luftëtarëve.
Përveç kësaj Hoti druan se do të vihen në rrezik edhe mbi 400 milionë euro para të planifikuara për financim të projekteve kapitale nga institucionet financiare ndërkombëtare.
“Ne jemi në një fazë ku e rrezikojmë marrëveshjen drejtë për së drejti me FMN-në. Nuk e di ende se çfarë zgjidhje duhet gjetur tani për ta tejkaluar këtë çështje. Të dhënat e fundit tregojnë numrin prej 46 mijë e 230 veteranëve. Kjo i tejkalon të gjitha parashikimet tona, është katërfish më shumë se sa i kemi parashikuar”, ka thënë Hoti
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se për numrin kaq të madh të personave që janë future në listat e veteranëve, përgjithësi duhet të japin Agim Çeku dhe Faik Fazliu, të dy këta në komisionin verifikues.