İran

Irani do të blejë 100 avion nga Boingu

Irani ka arriti marrëveshjen me prodhuesin amerikan të avionëve Boing për blerjen e 100 avionëve, kanë lajmëruar agjencionet e ndryshme botërore. Të dyja palët tani presin lejimin e ministrisë së financave amerikane, ka deklaruar kryesuesi i agjencisë iraniane për aviacionin civil, kanë përcjell gazetat shtetërore iraniane.

“Nga 250 avionë udhëtarësh në Iran, 230 avionë duhet menjëherë të zëvendësohen”, ka thënë Ali Abedzadeh për gazetën Iran duke shtuar se është nënshkruar marrëveshja me Boingun për blerjen e 100 avionëve civil. Për momentin Boingu ka lejuar vetëm të prezantojë prodhimet e veta kompanisë ajrore Iranair dhe disa kompanive tjerë, gjersa përpiqet të arrijë kompaninë evropiane Airbus, i cili kohë më parë ka nënshkruar kontratën me Iranair për shitjen e 118 avionëve në vlerë prej 27 miliard dollarësh.

Iranit gjatë tre viteve të ardhshme do të i nevojiten gjithsejtë 500 avion udhëtarësh, kanë cek zyrtarët iranian. Teherani duhet të ripërtërijë flotën e vet të vjetruar të avionëve civil, e cila ishte goditur me mungesën e pjesëve rezerve për shkak të sanksioneve ekonomike dhjetëvjeçare të cilët e kanë imponuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë tjera  perëndimore.

Pas shumë viteve të izolimit ekonomik, në fillim të vitit janë ndërprerë sanksionet ekonomike kundër Teheranit, në shkëmbim të marrëveshjes së arritur për kufizimin e programit nuklear iranian me 6 shtetet më të fuqishme botërore. Me këtë marrëveshje janë liruar miliarda dollarësh të ngrira të mjeteve financiare iraniane dhe janë hapur dyert kompanive botërore të cilëve plot një dekadë iu është ndaluar të bërit biznes me Iranin.