Fronti Al - Nusra kryen masakra në Maan në periferi të Hama-s
Grupi terrorist Fronti Al – Nusra që vepron në Siri kundër qeverisë kombëtare ka kryer një masakër në fshatin sirian në Maan të Hama-s në Sirinë qendrore, duke vrarë rreth 120 persona, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë .
Agjenciasiriane e lajmeve SANA theksoi se masakra në Maan është kryer të dielën, duke cituar këtu Komandën e Përgjithshme të ushtrisë siriane dhe të Forcave të Armatosura.
Në një deklaratë , të lëshuar të hënën, Komanda e Përgjithshme njoftoi se dhjetëra militantë të armatosur të Takfiri-t sulmuan fshatin, duke përdorur lloje të ndryshme armësh, duke vjedhur dhe djegur shtëpi, duke shkatërrauar shtëpi dhe duke zhvendosur banorët jashtë qytetit të tyre.
Kjo vepër penale është kryer në të njëjtën kohë kur shteti sirian është duke kryer përpjekje të palodhshme për t'i dhënë fund vuajtjeve të popullit sirian, thoshte deklarata, duke shtuar se marrëdhëniet në mes grupeve terroriste që veprojnë në Siri dhe lojtarëve të huaj është bërë i njohur për të gjithë tashmë.
Komanda e Përgjithshme theksoi se asnjë akt i tillë terrorist nuk do të mbetet pa dënim, dhe se masakra e 42 grave e fëmijëve dhe shkatërrimi i fshatit Maan vetëm se kanë rritur vendosmërinë e forcave të armatosura për të eliminuar terrorizmin dhe rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend .
Ministri siriani i Punëve Sociale, Kinda al - Shamaat, theksoi se shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë.
Nuk është parë masakër e këtij lloji më parë, tha ajo.
Al – Shamaat ka kritikuar edhe organizata ndërkombëtare për heshtjen e tyre mbi vrasjet dhe përpjekjet për të shmangur vëmendjen në rajon me më shumë qetësi.
Ndërkohë ,Vëzhguesi në Mbretërinë e Bashkuar me bazë në Siri për të Drejtat e Njeriut deklaroi se opozita ka sulmuar fshatin dhe ka vrarë 25 luftëtarë pro – qeveritarë.
Vëzhguesi MI6 - dokumenton për ngjarjet në Siri duke u bazuar në Facebook , YouTube dhe raporte të tjera të mediave sociale, shumë prej të cilave janë provuar të jenë të fabrikuara dhe pjesë e propagandës së drejtpërdrejtë.
Burimi: El Menar