Kulturë

Imam al-Mehdiu, Imami i shpirtmirësisë

Huxhat al-Islam Rafeei: Imam al-Mehdiu, Imami i shpirtmirësisë
Huxhat al-Islam Rafeei: Imam al-Mehdiu, Imami i shpirtmirësisë

Është për të ardhur keq që ne shohim disa njerëz që i referohen Imam Mehdiut (a.s.) si Imam i ashpërsisë  dhe  i zemërimit, ndërsa ai do të paraqitet, do të dalë për t’i luftuar qafirët apo të pafetë.  

Duke folur për besimtarët dhe vizitorët  në Xhaminë  e Shenjtë të Zonjës Fatime Masuma  në qytetin e shenjtë Kum, në Iran, Huxhat al-Islam Rafeei ka thënë:

Është përmendur në suren En-Nur, në ajetin e 55, ku shkruan:

Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Pra, sipas Kur’anit  do të vjen dita  kur muslimanët të fitojnë fuqi të mjaftueshme për të formuar një administratë fetare dhe për të përhapur  sigurinë në botë, në mënyrë që ata do t’i  thyejnë prangar e robërisë nga nga dominimi arrogant.

Në epokën e Imam Mehdiut (a.s.), njerëzit do të jenë besnik dhe qafirat apo të pafetë nuk mund t’i shkaktojnë ndonjë dëm Islamit

Mehdizmi është një e vërtetë e pamohueshme, pasi që ka transmetime të shumta, mbi 30 as’habë (shokë) të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) e kanë  përmendur Imam Mehdiun dhe ka mbi 30 libra të ndryshëm të shkruar  për Doktrinën e Mehdizmit, shtoi ai.

Duke e përsëritur se Imam Mehdiu  (a.s.) është Imami i mirësisë dhe dashurisë ai vazhdoi:

Për fat të keq disa njerëz duan për të përhapur idenë se Imam al-Mehdiu është një personalitet  i ashpër dhe i zemëruar, ndërsa ai do të paraqitet  për të luftuar  qafirat apo të pafetë,  padrejtësinë dhe ata që qëndrojnë kundër tij.        Ligjëruesi i seminarit më tej tha:

Kur Imam Mehdiu (a.s.)  do të paraqitet të krishterët do të pranojë thirrjen e tij dhe të zotohen për besnikërinë ndaj tij dhe  Jezu Krishti apo Hazreti Isaja (a.s.) do të jetë shoqërues  i Imamit.