Drejtori i Universitetit Al-Mustafa kërkoi: Flamuri Unitetit Islam të ngritet në të gjitha Qendrat Islame
Autoriteti i shquar fetar iranian u takua me këshilltarë të Irakut dhe ka kërkuar që flamuri i solidaritet musliman të ngrihen në të gjitha qendrat Islame.
Huxhat-ul-Islam Aliriza Arafi, drejtor i Universitetit Ndërkombëtar Al Mustafa, u takua me Mamusta Niuazi Houramani, këshilltar politik në bashkimin patriotik të Kurdistanit të Irakut, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të mësimeve fetare me qëllim afërsisë dhe tha se ruajtja e unitetit islamik është një flamur i cili duhet të ngrihet në të gjitha qendrat islame të botës muslimane, njoftoi Agjencia e Lajmeve - Taqrib News (TNA).
Ai iu referua përpjekjeve për institucionalizimin e pikëpamjeve islamike në universitete si një nga qasjet më të rëndësishme në sistemin arsimor të Iranit dhe vuri në dukje se, përparimi shkencor në përputhje me ruajtjen e pikëpamjes islame është një tipar kryesor në universitete iraniane.
Autoriti fetar shprehu keqardhje rreth shpërbërjes së muslimanëve në epokën e tanishme dhe tha:
Për fat të keq më shumë se 50 shtete muslimane me mbi 1.5 miliard banorë, me pasuri të fuqishme ekonomike dhe strategjike nuk kanë vendim efikas në arenën globale. Duke shtuar se, Sikur të bashkëpunonim me njëri-tjetrin, nuk do të kishte asnjë hapësirë për Izraelin në rajon dhe nuk rast as mundësi për askënd që të pushtonin tokat islame.
Anëtar i Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor theksoi rëndësinë e qasjes së afërsisë në dhënien e mësimeve fetare në Universitetin Al Mustafa dhe vuri në dukje, Kujdes për unitetin islamik se është një flamur i cili duhet të ngrihet në të gjitha qendrat islame në Botën Muslimane.
Autoriteti fetar iranian në fokus të veçantë e kishte Universitetin Al Mustafa për çështje humane dhe çështje sociale me një qasje islame si një mandat në qendër akademike dhe theksoi, Universiteti Al Mustafa thekson unitetin në botën e Islamit dhe dialogut me jo-muslimanët.
Huxhat-ul-Islam Arafi në përfundimin tha se se dyert e Universitetit Al Mustafa janë të hapura për dijetarët në rajon duke shprehur shpresë për zgjerimin e marrëdhënieve me rajonin e Kurdistanit të Irakut.