İran

Miliona iranianë shënojnë përvjetorin e revolucionit të vitit 1979

Miliona iranianë kanë dalë nëpër rrugë, sheshe, në të gjithë vendin për të shënuar 35-vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të vitit 1979.


   Sipas Press TV, të martën, i gjithë Irani ka dalë në demonstrata mbarëkombëtare për të dëshmuar, për të festuar, për të shënuar Revolucionin Islamik të vitit 1979 që i dha fund sundimit monarkik të regjimit Pahlavi  i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Duke marrë pjesë në mitingje, demonstruesit riafirmuan besnikërinë e tyre ndaj idealeve të Revolucionit Islamik dhe Imam Khomeinit, themeluesit të Republikës Islamike.


     Dita 22-e muajit Bahman, sipas kalendarin diellor, përkon me  përfundimin definitiv të sundimit të regjimit monarkik të Pahlavit dhe në këtë mënyrë mori fund sundimi monarkist 2500 vjeçar në këtë vend.  Revolucioni Islamik, nën udhëheqjen e Imam Homeinit, themeloi një sistem të ri politik të bazuar në vlerat islame dhe demokracisë.  

 

Fishekzjarret dhe dhe drita shumëngjyershe ndriçuan natën në shumë  qytete të Iranit në prag të demonstratave, mitingjeve, manifestimeve.
     Kryetyri i Iranit, Hassan Rouhani ka në plan të mbajë një fjalim për këtë ngjarje festive në Teheran.


     Zyrtarët thonë se mbi 100 korrespondentë të huaj dhe rreth 200 korrespondentë lokalë janë duke e mbuluar këtë ngjarje të shënuar.


     Shënimi, përkujtimi, manifestimi i kësaj ngjarje ka filluar me 1 shkurt dhe sot, pas dhjetë ditëve, ka arritur kulmin.