Kulturë

Ministri i kulturës përuron Ekspozitën e 24 Kur’anore Ndërkombëtare në Teheran

Në një ceremoni në praninë e Ministrit të Kulturës dhe Udhëzimit Islamik të Iranit, Ali Xhenneti, Ekspozita e 24 Kur’anore Ndërkombëtare u hap në zyrtarisht të hënën në Teheran.  

Një numër zyrtarësh të tjerë, duke përfshirë Ministrin e Kulturës , Huxhat ul -Islam Muhammed Riza Heshmati dhe Shef i Haxhit dhe Organizatës së Haxhillëkut, Said Ohadi, si dhe figura të larta Kur'anore dhe figura të shquara fetare, ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ngjarje.

Pas këndimit  të ajeteve nga Kur’ani nga kënduesi Iranian, Muhammed Hussein Saidian, Huxhet ul Islam Heshmati, i cili gjithashtu shërben si drejtor i Expozitës , vuri në dukje se motoja e ekspozitës së këtij viti është Drejt Kuptimi të Kur'anit. 

Ai tha se motoja është përzgjedhur  nga Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, dhe  mendimtarët e Kur'anit të Shenjtë.

Huxhet ul Islam  Heshmati shtoi se arritjet e aktivitete

Kur'anore, të artit janë të ekspozuar në ekspozitë në më shumë se 600 pavionet që mbulojnë një sipërfaqe 50.000 metra katrore.

Ai gjithashtu tha se një numër i organizatave dhe institucioneve kanë bashkëpunuar me Zëvendës  Ministrin e Kulurëse, të Kur'anit, në rritjen e  ekspozitës. 

Ali Xhenneti  në fjalimin e tij theksoi statusin sublime të Kur'anit të Shenjtë, si libër i udhëzimit për njerëzimin dhe tha se vakum i madh në komunitetit musliman është për shkak të neglizhimit të Kur'anit  dhe mësimeve të tij në jetë.

Gjatë ceremonisë, një kopje elegante e Kur'anit të Shenjtë dhe libri me 12-vëllime, Nehxh al-Belaga u përurua, gjithashtu. 

Expozita  është mbajtur çdo vit në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, gjatë muajit Ramazan.

Ekspozita ka seksione të shumta, secili prej tyre i  përkushtohet një aktivitet të caktuar në lidhje me Kur’anin.

Veprimtaria e këtij viti, po zhvillohet në Xhaminë e Imam Humejnit (r.a.) dhe është e hapur çdo ditë për vizitorët nga ora 18-të deri në ora 23. Kështu vazhdon deri më  30 qershor 2016.

Burimi: IQNA News