Irani do të jetë partner shumë i mirë i Gjermanisë
Gjatë ditës së djeshme janë takuar ministri i punëve të jashtme të Iranit Xhavid Zarif dhe kolegu i tij gjerman, Frank Walter Shtajnmajer. Gjatë darkës së përbashkët ministri i jashtëm iranian bëri thirrje në përafrimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Iranit dhe Gjermanisë.
“Prezenca e kompanive dhe bankave gjermane në Iran, dhe kooperimi më i madh ekonomik do të jetë i mirëseardhur për të dyja vendet”, ka cek Zarifi. Më tutje, ka porosit se marrëdhëniet më të mira në mes Iranit dhe Gjermanisë poashtu do të promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Asnjë shteti nuk do të shkaktohet kurrfarë dëmi. Irani është shtet i përparuar dhe partner shumë i mirë i Gjermanisë”, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme të Republikës Islame të Iranit, Xhavid Zarif.
Poashti Zarifi javën e kaluar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë më shumë në fushën ekonomike për të promovuar bankat për të filluar punën me Iranin pas shfuqizimit të sanksioneve ekonomike kundër Iranit nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pas arritjes së marrëveshjes bërthamore në mes Iranit dhe G 5+1.Burimi: advance.hr