Vullnetarëve serbë kundër ISIS-it dhe ALKAIDA-së në Siri
Historia e shkuarjes së vullnetarëve në radhët e ISIS-it dhe Al-Kaidës nga rajoni ynë Shqipëri, Bosnja, Maqedoni e tjerë, gjithmonë theksohet me të madhe dhe rrëfehen punët ekstremiste krimet që bëjnë ushtarët e ISIS-it ndaj popullatës civile dhe kunder ushtrisë Siriane. Por kësaj here ky lajmë lidhur me numrin e madh të shkuarjes së vullnetarëve Serb në Siri me qëllim të bashkëngjitjes së ushtrisë Siriane për të luftuar të keqen që bënë Isisi dhe prë të mbrojtur civilët e pafajshëm, ky lajmë pra ka qenë pak më se i habitshëm.
Gazeta ruse “Fontanka“ muajin e kaluar kanë vërtetuar lajmin se në Siri janë gjetur një numër i madh i mercenarëve serbë që kanë shkuar për të luftuar në Siri në rradhët e ushtrisë së shtetërore siriane me qëllim për të mbrojtur popullatën siriane nga zgjedha e egër wehabiste e ISIS-it.
Gazeta “Fontanka” ka intervistuar një numër të madh të vullnetarëve serb dhe ka ardhur deri tek fotografitë dhe dokumentet etj që tregojnë solidaritetin me ushtrinë siriane prë të mirën e popullit të pafajshëm. Njëri ndër ta është serbi nga Doboji i Bosnjës, i quajtur Dragolobović Savičić si dhe një nga liderët kryesor nga Serbia Bojan Kalaković.