Amerike

Përkujtohet Imam Humejni në Nju Jork

Imam Humejni (r.a.)
Imam Humejni (r.a.)

Një grup i iranianëve në Qendrën Islame ‘Imam Ali’  në New York ka mbajtur një ceremoni për të shënuar 27-të vjetorin e vdekjes së Imam Humejnit (r.a.) 

Në mesin e pjesëmarrësve të shquar në këtë ceremoni ishte Ghulamali Khushru, i dërguari i përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i cili iu drejtua ceremonisë  në  lidhje me rrënjët e Revolucionit Islamik të vitit 1979 nën udhëheqjen e urtë të themeluesit të Revolucionit;

Në versionin e tij të preferuar të Zgjimit Islamik, as Islami reaksionar që favorizon kompromiset, as sekularizmin pa rrënjë i cili bazohet në vlerat perëndimore, nuk kishte vend; Islami i tij ishte një Islam aktiv i dinamizmit politik dhe shoqëror të përhershëm i cili do të sigurojë  shpëtimin e tyre në jetën e përjetshme dhe lumturinë e kësaj bote , tha Ghulamali Khushru.   Një fe që siguron pavarësinë dhe promovon statusit kundër fuqive hegjemoniste, kundërshton në mënyrë aktive mishërimet kulturore dhe politike të besnikërisë ndaj Perëndimit; Lëvizja e tij, u ngjiz në një shtëpi të vogël në qytetin Kum në rrugën për korrigjimin e një sistemi shtypës të korruptuar i cili ishte një kukull e Perëndimit, shtoi ai.

Që nga qershori i vitit 1963, idealet e tij u mirëpritën nga masat popullore  gjatë 15 viteve të ardhshme; një figurë që e mërguan në Evropë në mënyrë që populli  të  mos të kishte mundësi të dëgjonte thirrjet e tij u kthye përsëri në vendin e tij, ndërsa është mirëpritur këtë herë duke thënë se regjimi u bë një shtet vasal i Shteteve të Bashkuara, duke u zvogëluar  legjitimiteti i tij dhe mbështetja publike, dhe shumë njerëz u bashkuan me Imam Humejnin kundër regjimit , tha ai në këtë ceremoni.

Ghulamali Hushru e përshkroi  stabilitetin aktual që gëzon Irani në rajon, për lidhjet e forta të lidershipit të lartë dhe publikut; Revolucioni kështu i ka dhënë prioritet pjesëmarrjes së publikut në çështjet që nga fillimi, nga baza deri në votim publik; ne ofrojmë një version fetar të demokracisë në kundërpeshë ndaj ekstremizmit dhe fraksionizmit nga njëra anë dhe despotizmit nga ana tjetër, të cilat  i rrënojnë vendet në rajon, shtoi ai.

Populli  voton në  Iran në zgjedhje për të mohuar kategorikisht dhunën dhe varësinë e huaj në favor të bashkëveprimit me ata që janë në pushtet; Imam Humeini (r.a.) besonte në unitetin musliman dhe  ka bazuar Republikën Islamike në saje të votave të popullit, i cili është në mënyrë drastike në kundërshtim me të vetëquajturin ISIS , përfundoi Ghulamali Hushru.

Burimi: Mehr News Agency