Franca

Paris: U vra polici me të shoqen nga pjesëtari i ISIS-it

 Në Pariz u bë vrasja  e një polici francezë, të cilin  e kishte vrarë një person pjesëtarë i ISIS-it i cili gjithashtu ishte vrarë pas ballafaqimit me forcat policore franceze.

Sipas zyrtarëve francezë, personi në fjalë e ka sulmuar policin me thikë  dhe  më pas ia mori  morri peng gruan dhe fëmijën e tij.  Oficerët e policisë rrëfyen se vrasësi i ISIS-it e kishte zënë pengë gruan e policit e cila u vra gjatë këtij aksionit vrasës, por fëmija ka mbetur gjallë.

Policia franceze së pari u përpoq të flas me sulmuesin për të liruar pengjet, por pas një kohe të shkurtër ata u detyruan që të kryejnë sulimin ku mbetën të vdekur tri viktima, pra sulmuesi, polici dhe gruaja e tij dhe prë fat vetëm fëmija arrit të shpëtojë nga ky sulm.

Prokurorët francezë kanë nisur një hetim për këtë çështje. Në faqen zyrtare u bë e ditur se personi i cili ka kryer sulmin ishte nga radhët e  ISIS –it .  Presidenti francez njoftoi institucionet e sigurisë shtetërore për një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar masat e reja të sigurisë.