Sipas FBI- së Hakeri Kosovar mund të dënohet me 35 vjet burgim
Shtetasi i Kosovës, Ardit Ferizi, siç dihet është akuzuar nga autoritetet amerikane se ka ndërmarrë sulm kibernetik dhe ka vjedhur të dhënat e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nevojat e “Shtetit Islamik”. Mediet amerikane njoftuan se nesër ai do të paraqitet në një gjykatë, ku sipas disa burimeve ai do të pranojë fajësinë
Sipas të dhënave gjyqësore, seanca në të cilën Ferizi do të shprehet fajtor do të zhvillohet në gjykatën e qarkut në Aleksandri.
Ferizi fillimisht është shprehur i pafajshëm në lidhur me akuzat se i ka ofruar mbështetje materiale terroristëve dhe për vjedhje të identitetit dhe nëse shpallët fajtor, mund të dënohet më 35 vjet burg.
Sipas të dhënave të FBI-së, Ferizi 21 vjeçar ka qenë udhëheqës i grupit të hakerëve, të njohur me emrin Siguria Kosovare e Hakerëve.
Prokurorët theksojnë se Ferizi vitin e kaluar ka sulmuar kompjuterët privatë dhe ja ka përcjellë ISIS emrat dhe numrat e telefonave të mbi 1300 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane.
Ferizi është arrestuar në Malajzi në vitin 2015, ndërsa akuzat kundër tij janë ngritur në janar të këtij viti.