Turqi

Procesi gjyqësor kundër 57 deputetëve të Turqisë

Pasi që në Turqi është miratuar propozimi për ndryshimin e Kushtetutës lidhur me ndërprerjen e imunitetit të deputetëve kundër të cilëve janë duke u zbatuar hetimet, pas së cilës ky vendim është publikuar në gazetën zyrtare, Ministria e Drejtësisë sot i ka përcjell prokurorisë 117 dosje lidhur me 57 deputetët turk. Në mesin e deputetëve kundër të cilëve është nis procesi gjyqësor gjendet edhe Kemal Këllëqdarogllu, kryetari i partisë opozitare popullore republikane(CHP), Devlet Bahçeli, kryetar i partisë nacionaliste lëvizëse(MHP), bashkëkryetar të partisë kurde popullore demokratike(HDP), Selahatin Demirtash dhe Figen Jyksekdag si dhe 53 deputetëve tjerë. Deputetët në Kuvendin e madh popullor turk(TBMM) gjatë majit të këtij viti me 376 vota pro kanë përkrahur propozimin për ndryshimin e kushtetutës i cili mundëson ndërprerjen e imunitetit deputetëve kundër të cilëve është iniciuar hetuesia penale. Ligji i miratuar do të ketë rëndësinë e saj të mëtutjeshëm. Sipas kësaj, neni 83 i Kushtetutës së Turqisë i cili gjer tani pamundësonte procedimin e deputetëve dhe paraburgimin e tyre, me këtë vendim , ka mbet jashtë fuqisë.

Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka kërkuar në mars të këtij viti procedimin e  kërkesës për ndërprerjen e imuniteteve të bashkëkryetarëve të partisë kurde HDP-së, Selahatin Demirtash dhe Figen Juksekdag, si dhe deputetëve të kësaj partie Selma Irmak, Sirri Surrej Ynderit dhe Ertugrul Kurkçisë. Shfuqizimi i imunitetit është kërkuar pasi që ishte nisur hetimi kundër Demirtashit, Juksekdagit, Irmakut, Ynderit dhe Kurkçit për shkak të deklaratës së tyre për “autonominë” me 26 dhjetor 2015.

Në kuadër të hetuesisë së prokurorisë në Ankara për shkak të ”anëtarësisë në grupin terrorist të armatosur” dhe ”thirrjes së popullatës në armiqësi dhe dhunë”, më herët, nisjen e procesit për shfuqizimin e imunitetit e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë së Republikës së Turqisë. Lidhur me kryetarin e partisë opozitare të CHP-së, Kemal Këllëqdarogllusë, prokurorëve iu janë dërguar pesë dosje, ndërsa ai ngarkohet për fyerjen e presidentit të Turqisë, vepër penale për nxitje të popullit në urrejtje dhe armiqësi. Poashtu edhe kryetari i partisë nacionaliste MHP-së Devlet Bahçeli ngarkohet për fyerje kundër kryetarit të Tuqisë, Rexhep Tajib Erdoganit.