İran

Ajetullah Safi Gulpajgani bën thirrje për të shpjeguar Islamin e pastër në Perëndim

Ajetullah Safi-Gulpajgani në një takim me një dijetar musliman amerikan, tha se Ajetullah Borouxherdi inkurajoi seminaristët dhe dijetarët për të përhapur mësimet Islame jashtë vendit.

Në një takim me Huxhxhat el-Islam Ali-Akbar Badiei, Imami i Qendrës së Edukimit Islamik në Hjuston, Teksas, Ajetullahu Lutfullah Safi-Golpajgani ka vlerësuar aktivitetet e kryera në xhami dhe tha se një mundësi e madhe  është dhënë për ju të vlerësojmë bekimet dhe hirin e Allahut dhe për të promovuar Islamin dhe mësimet e tij udhëzuese dhe të ndritshme.

Shkëlqesia e tij ka thënë: Ky njeri i përulur lutet që,  nëse do Allahu,  ju mund t’i arrini qëllimet që  i keni paracaktuar dhe unë jam shumë i kënaqur me rrjedhën e veprimeve që janë ndërmarrë. Ne duhet me të vërtetë të falënderojmë Allahun për rritjen e qendrave islame dhe xhamive në mbarë botën dhe në Shtetet e Bashkuara. Këto janë bekime të Allahut.  

Shkëlqesia e tij tha se në fund se Ajetullah Sejjid Hussein Buruxherdi inkurajoi seminaristët dhe dijetarët për të përhapur mësimet islame jashtë vendit dhe shtoi se është bërë përparim të mirë në këtë kauzë.

Ajetullah Safi-Gulpajgani gjithashtu shtoi se Ajetullah Buruxherdi ka theksuar vazhdimisht nevojën për të komunikuar me fetë e tjera dhe përveç diskutimeve ndërfetare, ai theksoi duhet propaganduar mësimet e Kur'anit të Shenjtë dhe mësimet e Ehl ul-Bejtit përmes fakteve   dhe shpjegime të bazuar në fakte.

Përveç tjerash, dijetari i shquar ka përmendur diskutimin  rreth  Mehdavijah ose Mesianizmi Islam, temën e Kongresit Vjetor Musliman të këtij viti, i cili do të ketë këtë titulll: Imam Mehdiu: Shpëtimtar i Pritur i Njerëzimit, duke thënë:

Këtë vit, në Konferencën Vjetore të Kongresit  Musliman do të jetë një mjet i shpresës. Duke promovuar mësimet e Ehlul-Bejtit, veçanërisht të Imam Mehdiut, ju do të jeni në gjendje për të shpjeguar Islamin e pastër  të njerëzve të pranishëm.

Në fund të takimit, Ajetullah Safi-Gulpajani iu lut Zotit të Plotfuqishëm për suksese të mëtejshme për Huxhxhat al-Islam Badiei dhe kolegët e tij në Qendrën për Edukimin Islamik të Houston-it.

Huxhat al-Islam Badiei ka paraqitur edhe një raport të aktiviteteve të Qendrës së Edukimit Islamik të Houston dhe Kongresit Muslimane duke theksuar mbi rëndësinë e mbajtjes së një kongres vjetor ku morën pjesë rreth 3,000 muslimanë  në Shtetet e Bashkuara, e cila është ndjekur nga figurat fetare nga në të gjithë anët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Britanisë së Madhe  dhe më gjerë.