Një rrugë e New Yorkut emërohet ’Muhammed Ali’
Të martën, vajza e bokserit legjendar, Lejla Ali në Instagram, tregon se Qyteti i New York-ut e ka emëruar rrugën West 33rd Street, në emër të babait, Muhamma Ali, në prag të vdekjes së tij të premten.
Qyteti i New York-ut po e nderon Muhammed Aliun.
Qyteti i New York-ut e ka emëruar një rrugë të New York-ut në emër të babait tim. Një nder i tillë është një nder për ‘Më të madhin e të gjitha kohërave,’ shkruan ajo. Unë jam duke iu dërguar dashuri dhe ndjenja pozitive për të gjithë ju që keni humbur ndonjëherë dikë që e doni! Faleminderit për të gjithë ju për fjalët e mira dhe ngushëllimet.
Në fotografi, një punëtor ndërtimi vendos shenjën e rrugës - Muhammad Ali , një foto e madhe e Aliut varet në sfond në Madison Square Garden.
Bota mbajti zi të premten, kur u dha lajmi se Muhammed Aliu kishte vdekur në një spital në zonën e Phoenix-it, pas disa ditëve ku ishte duke u trajtuar për komplikacione të frymëmarrjes.
Pas një beteje 32-vjeçare me sëmundjen e parkinsonit, Muhammad Ali ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare. Tri herë Kampion Botëror në Kategorinë e Rëndë, boksieri vdiq këtë mbrëmje, ka thënë zëdhënësi i Bob Gunnell në një deklaratë në atë kohë. Familja e Muhammed Aliut dëshiron të falënderoj të gjithë për mendimet e tyre, lutjet në këtë kohë.
Vetëm disa orë para vdekjes së tij, vajza Lejla, 38-të vjeçare, shpërndau në mediat sociale, duke ndarë një foto të dashur të babait dhe vajzës së saj.
Unë e dua këtë foto të babait tim dhe vajzën sime, Sydney, kur ajo ishte bebe,” ka shkruar Lejla në Facebook së bashku me një fotografi ku Muhammedi Aliu e përqafon mbesën e tij. Faleminderit për gjithë këtë dashuri dhe dëshirat e mira. E ndjej dashurinë tuaj dhe e vlerësoj atë !!