Ish guerrilasit e Ballkanit i bashkangjiten rebelëve sirian.
AFP, Prishtinë
Disa luftëtar guerrillas gjatë përgjakjeve në Ballkan të viteve ‘90-të janë ndeshur me tanke dhe artileri të rëndë, ndërsa disa të tjerë u rritën nën frymën e Islamit dhe ishin përqëndruar kryesisht në zona të varfra të cilat ishin shenjestra kryesore në Ballkan.
Shqiptarja me emrin Migena Maliqaj, nuk ka marrë vesh për burrin e saj që nga Nëntori kur ai i tha se po linte shtëpinë e tij në Prush, një vend në rrethinat e Tiranës për të gjetur punë në Turqi. Në qershor ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur që e njoftonte se Halili ishte vrarë në Siri. Pas kësaj ajo kërkoi të fliste me AFP.
“Më lini të qetë , unë nuk di asgjë.” Tha ajo me një zë që i dridhej dhe ndërkohë tërhiqte brenda në shtëpi 3 fëmijët e saj.
Hera parë kur e ëma e Ermal Xhelos mori vesh për përfshirjen e të birit në Siri ishte kur 35 vjeçari i bleu asaj një shtëpi të vogël në Vlorë duke i thënë se do të shkonte në Turqi për të punuar. Edhe familja Xhelo refuzoi të prenoncohej duke ja mbyllur telefonin AFP-së harbutçe.
Illir Kulla, një ekspert sigurie në Shqipëri raporton se “të paktën 300 shqiptarë nga Shqipria, Kosova dhe Maqedonia i janë drejtuar Sirisë në emër të “luftës së shenjtë” kohëve të fundit. Dhe bindjet e tyre vijnë nga feja Islame” shtoi ai.
“Ato nuk janë mercenar por vullnetar të bindur se janë duke luftuar për një çështje të mirë si pasojë e manipulimeve fetare që i bëjnë ato të mendojnë se ajo në Siri është me të vërtetë një luftë e shenjtë. “
Ndërsa sipas policisë sekrete kosovare raportohet se : “ muslimanët ekstremist po i drejtohen Sirisë në grupe të vogla duke ndohmuar njëri –tjetrin. Ato udhëtojnë në grupe dyshe ose treshe për mos të rënë në sy. “
Në maj, në qytetin e Novi Pazarit, në jug të Serbisë dhe një nga vendet me shumicë muslimane, rrugët ishin të mbushura me lajmin se 27 vjeçari Eldar Kudakovic u vra në Siri gjatë një përleshje me rebelët në një burg pranë qytetit të Alepos. Ndërsa në një ëebfaqe islamike të Sanxhakut shkruhej: “Ne jemi të gjithë me to. Dhe të gjithë ne jemi Muxhahidina (luftëtarë të rrugës së Zotit)” duke i quajtur viktimat shehida( martir )
Përse duhet të hezitojmë për ndihmë?
Që nga shpërthimi i protestave rreth 100.000 veta kanë humbur jetën dhe më së shumti njerëz të thjeshtë. Ndërsa miljona të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Me mijëra të huaj u janë bashkangjitur rebelëve për të luftuar ndaj regjimit të Asadit duke u future përmes kufijve të Irakut, Turqisë, Jordanisë dhe Libanit. Edhe pse rebelët e nisën luftën të papërgatitur menjëherë patë mbështetjen e vullnetarëve ekspertë të cilët kishin marrë pjesë dhe në xhihade (lufta) të tjera.
Xhihadistët kanë udhëtuar drejt Sirisë më së shumti nga vendet arabe por edhe nga Europa, Kaukazi dhe jugu i Azisë. Numri i vdekjeve të xhihadistëve nuk i ka bërë që të stepen luftëtarët nga Ballkani.
Një kosovar nga Podujeva, i papun me zanat punëtor ndërtimi dhe baba i tre fëmijëve, po bëntë përgatitjet e fundit për t’u nisur për në Siri ku dhe do të ynte ilegalisht:
“Nëse Rusia, Irani, Hizbullahu nuk heziton ta përkrahi regjimin e Asadit i cili vret qytetarët e tij madje dhe fëmijët atëherë përse duhet ne të hezitojmë të ndihmojmë Sirinë? “ shprehet 40 vjeçari i cili dëshiron të mbetet anonim. Tek sa fjala e tij u ndërpre nga ezani i faljes së pasdites (akshamit) dhe me një bindje të plotë shprehu vendosmërinë e tij për të ikur. Ndërkohë që dëshironte të shkonte e most ë kthehej më derisa të përfundonte lufta ndërsa gruaja e tij dhe fëmijët do të kujdeseshin nga dy vëllezërit e tij.
Një tjetër person i vendosur për të shkuar në Siri është edhe një ish snajperist i ushtrisë çlirimtare kosovare. Guerrilasit që luftuan kundër forcave ushtarake të Slobodan Miloseviçit në luftën e viteve 1998-1999. Pasi ka kaluar dy javë në Alepo për të vëzhguar situatën dhe nëse bisedimet për paqe dështojnë ai planifikon tani t’i bashkangjitet rebelëve. Eksperti i çështjeve fetare Visar Duriqi tregon se rekrutimet për luftëtarët e ardhshëm organizohen në Kosovë nga një drejtues selefij i njohur si shumë fanatic i fesë. Rekrutimet bëhen vullnetarisht dhe orëe të vona larg syrit të njerëzve. Bashkia Islame e Kosovës ka kritikuar çfarë do lloj aktiviteti që lidhet me rekrutimin për në Siri.
“Unë jam i gatshëm sirianët që të shpëtojnë nga kjo përgjakje por jo individualisht por ashtu siç u bë më Libinë dmth me ndihmën e komuniteteve ndërkombëtare,” u shpreh Resul Rexhepi përfaqësuesi i këtij komuniteti.
Vëzhguesit thonë se kriza më e keqe ballkanike – duke e krahasuar me një papunësi prej rreth 20 % në të gjitha vendet e rajonit – ka ndihmuar në radikalizimin e rinisë. Ekspertët mendojnë se prezenca e selefijve është më e madhe në Bosnje pasiqë shumë luftëtar ju bashkangjitën ushtrisë muslimane kundrejtë forcave serbe dhe zunë vend aty edhe pas përgjakjes të luftës së viteve 1992-1995.
Esad Hecimovic, një ekspert sigurie deklaroi për AFP se vullnetarët për në Siri zakonisht motivohen me faktin se shumica e përshkruajnë si lufta për tokën muslimane. “Kjo është arsyeja kryesore që i motivoi të huajt që të vijnë në Bosnje dhe që i motivon dhe boshnjakët që të shkojnë në Siri, “ shtoi Hexhimoviçi.