İran

Irani, Kroacia gëzojnë të përbashkëtat kulturore

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe kryetari i Iranit, Dr. Hassan Ruhani
Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe kryetari i Iranit, Dr. Hassan Ruhani

Gjatë vizitës së kryetares së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç tha se vendi i saj, Kroacia, mbështet plotësisht forcimin e lidhjeve mes Iranit dhe Bashkimit Evropian (BE).

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj Iranian, Hassan Ruhani,  ajo tha, Zagrebi, gjithashtu,  është  për hapjen e zyrës së BE-së në Teheran.

Më tej ajo shpreson se udhëtimi i saj në Iran do të jetë një pikë kthese në krijimin e bashkëpunimit më të madh ekonomik.

Duke uruar Iranin për marrëveshjen historike në muajin korrik, 2015, me fuqitë botërore, Kolinda Grabar-Kitaroviç tha:

Fillimi i zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës të Përbashkët të Veprimit (JCPOA) më 16 janar 2016  ka çuar në zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit me vendet globale.

Kryetarja e Kroacisë mbërriti në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, të martën pasdite dhe do të qëndrojë në Iran tri ditë.